METE do të thjeshtojë procedurat për koncesionet në energjetikë
TIRANE - Ministria e Ekonomisë do të thjeshtojë procedurat për koncesionet e veprave energjetike, me qëllim nxitjen e zbatimit të kontratave. Sipas këtij dikasteri, është konstatuar se ka vonesa dhe burokraci në dhënien e lejeve nga pushteti vendor dhe entet e pavarura.
“Marrëveshjet kontraktuale që kemi firmosur të ecin përpara dhe t’i realizojmë sa më parë, qoftë dhe me ndihma të ndryshme, nëpërmjet bankave për ata që kanë probleme financiare. Një lehtësim drastik që ne propozojmë të procedurave që ju ndiqni me qëllim realizimin e qëllimit të investimit tuaj. Sigurisht me respektimin e afateve kontraktuale. Lehtësimi në këto procedura do të shoqërohet në të njëjtën kohë edhe me shkurtimin e ndjeshëm të të gjithë afateve.”- deklaroi ministri Naço.
Në draftin e diskutuar me shoqëritë koncesionare parashikohet që nga 23 leje dhe licenca që merren pas lidhjes së kontratës, për 20 prej tyre të zbatohet parimi i miratimit në heshtje, që do të thotë se në rast të moskthimit të një përgjigjeje nga institucioni, brenda afatit ligjor 10-15 ditë, leja të konsiderohet e miratuar.
Në rastin e një koncesionari të ri, aplikimi për këtë procedurë do të bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit, e cila do të ndjekë në vijueshmëri procedurat e mëtejshme, duke zbatuar edhe parimin e miratimit në heshtje.
(er.nu/news24/BalkanWeb)