E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë fshihet pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut?

Tiranë- Mazhoranca nuk heq dorë nga shkarkimi i Kreshnik Spahiut, si nënkryetar i KLD, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen që para dy javësh. Pasi ka siguruar edhe raportin financiar mbi shpenzimet e KLD-së për të mësuar se kush e mbulonte koston e aktiviteteve të AKZ-së dhe të udhëtimeve të Kreshnik Spahiut jashtë vendit, për llogari të AKZ dhe jo KLD-së, deputeti Enkelejd Alibej tha se do të hartojmë raportin përfundimtar në datën 27  Shkurt. Raporti do t’i përcillet parlamentit për votim, me kërkesën e shkarkimit të tij për arsye abuzimi.

Por çfarë vlere do të ketë ky vendim i kuvendit, tashmë kur Spahiu nuk është më në KLD? Këmbëngulja e demokratëve për ta shkarkuar Spahiun duket të jetë një vepim me qitje të largët. Një shkarkim i mundëshëm i Spahiut nga detyra me motivacionin Abuzim me detyrën, sipas ligjit i ndalon atij marrjen e detyrave të tjera zyrtare, të çfarëdo niveli.

Ose, nëse vërtet komisioni parlamentar do të gjejë abuzime të Spahiut me faturat financiare të udhëtimeve tëtij jashtë vendit për të organizuar tubime të Alenacës Kuq e Zi, ai mund të shoqërohet me ndonjë padi për ndjekje penale për shpërdorim të fondeve të institucionit. Këto veprime do ta vështirësonin disi karrierën politike të Spahiut, ose do ta paragjykonin atë që në nisje, duke e mbështjellë gjithashtu me një hije skandali financimesh edhe partinë më të re që po krijohet.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha kërkon shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga KLD-ja Tiranë- Kryeministri Berisha ka akuzuar nënkryetarin e Këshillit të Lartë...
  2. Nisin procedurat për shkarkimin e Kreshnik Spahiut Tiranë- Procedura për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu...
  3. Shkarkimi i Kreshnik Spahiut, nis punën Komisioni Tiranë- U konstituua sot Komisioni parlamentar Hetimor për shkarkimin e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›