E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule:52 studentë të juridikut do të penalizohen për mashtrim

Universiteti i Tiranës do të çojë për ndjekje penale 52 emra të rinjsh të akuzuar për mashtrim në institucionet e arsimit të lartë. Rektori i këtij universiteti Dhori Kule denoncon gjestin manipulues të këtyre studentëve të rregjistruar në fakultetin e juridikut sivjet për të ndjekur studimet në sistemin Part-Time, por njëkohësisht është zbuluar se ata rezultojnë të rregjistruar në një tjetër fakultet. Kjo sipas rektorit përbën shkelje të ligjit të arsimit të lartë. Rektori i Universitetit të Tiranës, e konsideron këtë rast të studentëve të juridikut në sistemin Part-Time të pashembullt, ndaj në bashkëpunimin me krerët e fakultetit, po përgatisin procedurat për ndjekje penale. Universiteti i Tiranës është bashkërenduar edhe me universitetet e tjera publike të vendit, për të hetuar nëse ka të tjerë të rinj që kanë kryer këtë mashtrim. Pa asnjë dallim, sipas Kules të gjithë do të ndiqen penalisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›