Ankesat e qytetarëve për shëndetësinë shkruhen në akullin e "Linjës Jeshile"
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një Linjë Jeshile, numrin 069 20 24 322, për të denoncuar dhe luftuar korrupsionin në shëndetësi. Vendosja e pikave të kontaktit, numrave të telefonit apo mënyrave të tjera komunikimi, ku publiku të drejtohet për marrjen e informacionit të nevojshëm, është shumë e rëndësishme. Por, kjo merr më tepër rëndësi në denoncimin e korrupsionit nga publiku, apo sjelljet abuzive ndaj tij. "
Mënyra sesa ka funksionuar lidhet me aftësinë dhe me eksperiencën e kësaj linje që të tërheqë publikun", pohuan të martën burime nga MSH. Si një eksperiencë e re, sipas tyre, kjo ka dhe vështirësitë e veta. "Por, nga ana tjetër, ka vështirësitë e veta dhe nga ana e publikut, që ta pranojë këtë linjë dhe ti besojë të perceptuarit të faktit që është e mundur të gjendet një zgjidhje në këtë linjë", pohojnë të njëjtat burime. Sipas tyre, "ka një problem në këtë raport, në këtë aftësi për ta afruar dhe të perceptuarit të problemit".
Megjithatë, sipas MSH, të dhënat tregojnë se në këtë "linjë jeshile" publiku po drejtohet gjithnjë e më shumë, ndërkaq, më në fund e gjetëm mënyrën për të zgjidhur problemet e hallet e publikut. "Nëse shohim trendin, shohim se është pozitive rritja e ankesave, ndërsa numri i njerëzve që i drejtohen kësaj linje është përditë më i lartë, por jo ai i kërkuari", pohojnë burimet. Por, sipas tyre, ajo çka mbetet shqetësim është se ankesat që bëhen, nuk mund të identifikohen të nesërmen. "Humbet adresa, humbet pika e referimit në momentin që ne fillojmë të investigojmë", thonë burimet nga Ministria e Shëndetësisë. Kohë më parë, i njëjti shqetësim është ngritur dhe nga Urdhri i Mjekut. Ankesat e ardhura, kryesisht për trajtim të diferencuar shëndetësor të të sëmurëve, të nesërmen mbeteshin pa adresë.
Email This Klikime: 1