E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi, nga Europa te Teuta

www.albania-sport.com- Laçi (37 pikë, 25 ndeshje, 10 fitore, 7 barazime, 8 humbje) me vendin e tretë e dy pikë më shumë se Shkumbini e Tirana, që me nga 35 pikë ndajnë vendet 4 e 5, nësë kampionati do të përfundonte sot do të ishte një nga skuadrat shqiptare që do të merrin edicionin e ardhshëm në Europa League.

Bardhezinjtë pas fitores së radhës me Apoloninë (2-0, e 8-ta në shtëpi) do të përballen në “Niko Dovana” me Teutën e vendit të 8-të (31 pikë) e në emergjencë për pikë mbijetese.

Laçi i këtij sezoni (i 10-ti në Superligë) drejtohet pikërisht nga një trajner i njohur durrsak, Stavri Nica. “Nuk ka ndeshje të lehta, - tha Nica për “Sport Ekspres”, - gara ka hyrë në fazën përfundimtare. Ende nuk kemi siguruar asgjë”.

Në fakt, kur kanë mbetur edhe 8 javë për tu luajtur nga përfundimi i sezonit 2009-2010, skuadrat e renditura nga vendet 3 (Laçi, 37 pikë) e deri ato në play-out (Flamurtari, Kastrioti, nga 30 pikë), kanë një diferencë prej 7 pikësh, kur në lojë jo pak, por 24 pikë të tjera, e me dy apo tri humbje rresht, tabloja e renditjes mund të ndryshojë.

“Duhet t’i ruhemi euforisë, - theksoi Nica, i cili në të karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe Teutën, - para nesh java (e 26-të) na ofron një sfidë të vështirë”.

Në transfertë, Laçi ka fituar vetëm dy ndeshje, ndërkohë që ka humbur 7 të tilla dhe ka barazuar 3. Arlind Nora, golashënuesi më i mirë i Laçit (10 gola) rikthehet ndaj Teutës dhe sulmuesi gjirokastrit është një armë e fortë në duart e trajnerit Nica.

Në transfertën e fundit në Durrës, Laçi humbi 2-1 me Teutën, ndërkohë që në “Niko Dovana”, golin për “juventinët” shqiptarë e shënoi Arlind Nora.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 31 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›