E Diel, 1 Nëntor 2026

Kulla që i reziston tërmetit

Kulla Tokyo Sky Tree (foto Getty Images)

Pas një muaji në Tokio do të hapet për publikun kulla e dytë më e lartë në botë. Tokyo Sky Tree (Pema Qiellore e Tokios) është e lartë 634 metra, e dyta më e gjatë pas Burj Khalifa në Dubai e cila është 828 metra.

Kulla ka një ashensor prej xhami që i lejon vizitorët që të shikojnë poshtë.

Ajo ka një konstrukt me tuba me çelik të fortë. Kulla është e projektuar që të qëndrojë solide edhe nëse goditet nga një tërmet prej 7 ballë.

Nëse ajo do të ishte në këmbë në momentin që Japonia u godit nga tërmeti 9 ballë në mars të vitit 2011-të, kulla nuk do të kishte pësuar dëmtim në strukturë.

Tokyo Sky Tree do të hapet për vizitorët me 22 maj ndërsa sot ajo është vizituar nga gazetarët. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›