SHBA kërkon nga aleatët e NATO-s, 1 miliard euro në vit për forcat afgane
SHBA do tu kërkojë vendeve anëtare të NATO-s 1 miliard euro në vit për të ndihmuar Afganistanin për të paguar forcat e saj të sigurisë, thonë zyrtarët amerikan të mbrojtjes.
Kërkesa do të bëhet në takimin e ditës së mërkurë të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel.
Në këta takim pritet të jenë të pranishëm Sekretari për Mbrotjen Leon Panetta dhe Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton.
SHBA përllogarit të mirëmbajtjen e forcës ushtarake dhe policore e Afganistanit për një vit është 4 deri në 6 miliard dollarë. Synimi është që të sigurohet 1 miliard euro nga aleatët e NATO-s dhe pjesa tjetër të mbulohet nga SHBA dhe qeveria afgane.
Afganistani në total numëron rreth 337 mijë ushtarë dhe oficerë policie. /F.Stafa/