E Martë, 3 Nëntor 2026

Kulluri-Krajës: Nuk i marr leje shefit tënd për të folur

Edvin Kulluri, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike që drejtohet nga Lulzim Basha është përplasur me Akil Krajën, drejtorin e kabinetit të grupimit politik që drejtohet nga ish-kryeministri Berisha.

Duke debatuar në studion e emisionit “3D” në RTSH1, Kulluri ka theksuar se opozita nuk po shkon e bashkuar në protestën e 20 shkurtit.

Debati në studio:

Edvin Kulluri: Do të ma caktosh ti se për çfarë duhet të flas tani?

Akil Kraja: Po jo…

Edvin Kulluri: Po nuk i marr leje as ty dhe as shefit tënd për çfarë flas. As Lul Bashës.

Akil Kraja: Jemi të ftuar për të folur një temë

Edvin Kulluri: Nuk i kam marrë leje njeriu për të folur, të lutem më lër të mbaroj argumentin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›