E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, digjet magazina, flakët rrezikojnë godinat e banuara

Një zjarr në një magazinë në lagjen 5 Maji në Elbasan për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi njerëzore.

Flakët përfshinë një magazinë lëndësh drusore, ndërsa rrezikuan dhe disa banesa aty pranë. Zjarri në magazinë u evidentua rreth orës 20 të mbrëmjes.

Për shkak edhe të materialeve në magazinë flakët u shpërndanë me shpejtësi dhe për eleminimin e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Ata lokalizuan flakët dhe eleminuan mundësinë e shpërndarjes në godinat e banuara. Lufta me flakët zjati për disa orë.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën dhe ekspertët e policisë së Elbasanit që nisën një hetim për shkaqet e zjarrit.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›