Himarë, Berisha sërishpërurime në rrugët e plazhit
HIMARE- Takime euforike në bregdetin jonian dhe përurime njëra pas tjetrës. Janë ditët që kreu i qeverisë ka zgjedhur për të kaluar këto pushime verore. Gjatë inagurimit të dy rrugëve që zbresin në det, si rruga e Jalës dhe Livadhës në Himarë kreu i qeverisë ngirti sërish gishtin nga opozita, por këtë herë jo nga kreu i PS, Edi Rama po nga krerët e partive të tjera dhe anëtarëve me pozita drejtuesve në Partinë Socialiste.
“Ky fshat ka patur në të shkuarën tre anëtarë të Byrosë politike. Nipërit e tij sot qeverisin PS-në. Absolutisht nuk i asfaltuan 1 km rrugë dhe e lanë pa ujë 50 vjet. Kjo është e vërteta ” u shpreh Berisha.
Edhe në Livadh të Himarës, pasi ianuguroi rrugën që të con drejt plazhit, Berisha i është drejtuar kreut të Bashkisë së Himarës, Bollano që ky i fundit të marrë me vete dhe drejtuesin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.
“Ju e ndiqni vetë realitetin si si kontraston ky si nata me ditën , me fajet e kollagjerëve. Nga këtu më lindi ideja që rrugën drejt Palasës, zoti Bollano ta inagurosh me zotin Paskal Milo. Të marrë zoti Milo lidershipin e opozitës ta sjellë në Palasë se 8 vite nuk lëvizën asnjë gur dhe tani nga mëngjesi deri në darkë mohojnë dhe vetëm mohojnë. ” u shpreh kryeministri.
Jemi përqëndruar në bregdet, theksoi Berisha në Himarë, sepse sipas tij mbi 7 milionë turistë të huaj vizitojnë bregdetin shqiptar në një vit.
(e.n/news24/BalkanWeb)