E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Kavajë, përplasen dy makina, plagosen dy drejtuesit

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ka shkaktuar sërish aksident në rrugët kombëtare, dhe për fat të mirë këtë herë pa viktima.

Aksidenti u regjistrua në orët e paradites në rrugën nacionale Rrogozhinë-Kavajë, pranë fshatit Gosë.

Ka qenë një manovër për të dalë nga rruga kryesore e automjetit tip Benz me targa LU 1505C, e cila ka shkaktuar përplasjen me një tjetër mjet tip Ford

Përplasja ka qenë e pashmangshme. Automjeti tip furgon me targa të Lushnjes 23 66 ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale.

Nga goditja të dyja automjetet kanë mësuar dëmtime materiale ndërsa ndërsa drejtuesit kanë marrë plagë.

Drejtuesit e mjeteve janë dërguar për ndihmë mjeksore dhe mësohet se janë jashtë rreikut për jetën.

Në vendin e aksidentit mbërritën uniformat blu të komisariatit të Kavajës që nisën veprimet proceduriale.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkaq, aksidenti ka vështirësuar lëvizjen në këtë rrugë kombëtare duke krijuar trafik dhe radhë.

Qarkullimi në këtë aks u vështirësua për rreth 30 minuta, ndërsa më pas lëvizja u lehtësua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›