Kultivimi i patates me Fidan/ Eksperimenti i suksesshëm në Maliq, ndihmon fermerët e vegjël

Eksperimenti i mbjelljes së patates me fidanë është kryer nga agronomi Vasfi Sherifi, i cili ka zgjedhur një sipërfaqe të vogël toke prej 400 m2, ku ka mbjellë fidanët e patates të cilët ishin kultivuar më parë në serë.
Agronomi Vasfi Sherifi, na ka treguar se metoda do të përdoret edhe vitin e ardhshëm dhe patatet do të mbillen pasi kanë sythat e nevojshëm.
“Edhe pse u dëmtuan nga breshëri, patatet kanë sythat e nevojshëm për tu mbjellë dhe unë do ta provoj sërish vitin e ardhshëm”, tha agronomi.
Kjo mënyrë kultivimi e patates mund të jetë efektive për fermerët e vegjël të cilët mbjellin sipërfaqe të vogla, dhe njëkohësisht i ndihmon pas mund të kryhet edhe më vonë se zakonisht.
“Mund të mbillet gjatë muajve kur reshjet e motit nuk janë aq tekanoze sikurse në muajin prill. Me fidanë, patatja duhet të mbillet duke filluar nga 15 maji deri ne 10-ditëshin e parë të muajit qershor”, tha agronomi.
Për tu përhapur gjerësisht, kultivimi i patates me fidan kërkon ndryshime në teknologji në mënyrë që të mbillen sipërfaqe të mëdha me patate.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/