E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultivimi i qershive, infrastruktura pengon fermerët

Problemet infrastrukturore dhe mungesa e tregut po demton gjithnje e me shume fermeret e fshatit Godolesh te komunes Labinot Fushe te Elbasanit, qe njihet per kultivimin e qershise.
 

Ata tregojne se kultivimi dhe tregetimi i ketij produkti eshte nje nga burimet kryesore te te ardhurave per ta, por keto probleme veshtiresojnë shitjen e prodhimit, duke mos e justifikuar mundin dhe koston e fermereve per kultivimin e këtij fruti. Ata thonë se shitja e ketij fruti në kete sezon ka rënë ndjeshëm, ndërsa apeli i tyre qëndron tek rikonstruksioni i infastrukturës rrugore.
 

Fshati Godolesh ne komunen e Labinotit Fushe ne rrethin e Elbasanit eshte nje nga zonat me te njohura per kultivimin e qershise, por ne kushtet e renduara te infrastruktures rrugore dhe ne mungese te tregut fermeret te kesaj zone po mundohen ti kthejne syte gjekundi tjeter, per te gjetur nje mundesi tjeter fitimi.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›