E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Shqipëria, rritje të borxhit publik dhe ulje të eksporteve

Dalja e Greqisë nga euro do të rrezikonte ekonominë shqiptare. Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Shqipërinë, Erjon Luçi, gjatë prezantimit të raportit për Evropën Juglindore gjatë 2012 u shpreh se një largim i vendit helen nga Eurozona do të ndikonte në rritjen e papunësisë dhe në probleme të tjera sociale për vendin. Ndërkohë që sipas Luçit sistemi bankar nuk është i rrezikuar.
 

Rritja ekonomike përgjatë vitit 2012 në vendin tonë parashikohet që të jetë 1.6 përqind, ndërsa për vitin e ardhshëm pritet një ecuri më pozitive e ekonomisë. Perfaqesuesi i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Zeljko Bogetic, u shpreh se cdo gjë do të varet nga ecuria e krizës ekonomike.
 

“Parashikimet per rritjen ekonomike ne Shqiperi pritet të jetë në nivelin 1.6%". Megjithatë, paraqiten pozitive perspektivat për të ardhmen në Shqipëri për vitin 2013, ku rritja ekonomike ne Shqiperi parashikohet në masën 2.5 përqind. Megjithatë, edhe këto parashikime rritjeje modeste supozojnë që kriza e Eurozonës të zgjidhet në mënyrë të rregullt. Nëse kriza do të përkeqësohet, rritja ekonomike në këto vende mund të jetë shumë më e keqe”tha ai.
 

Banka Botërore i ka bërë apel qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me borxhin publik. Sipas Përfaqësues së BB në Shqipëri, Ksenia Lvovsky, borxhi në vendin tonë ka tendencë në rritje .
 

“Banka Botërore do të vazhdojë që të kërkoj uljen e borxhit publik dhe të defiçitit. Niveli i borxhit në Shqipëri ka një tendencë rritje, ndërsa rritja ekonomike është 1.6 %, për shkak të ndikimit të krizës globale.Në dy vitet e ardhshme duhet që të ulet nën 3 përqind edhe deficiti. Pikërisht për këtë qeveria duhet të ulë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat nga taksat” u shpreh Ksenia Lvovsky.
 

Gjithashtu sipas raportit kreditimi i ekonomisë mbetet në nivele shumë të ulta, ndërsa konsumi ka pësuar rënie duke mos stimuluar kështu kreditimin.Banka Botërore thekson se eksportet në Shqipëri gjatë këtij viti kanë shënuar rënie.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›