E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi i qeverisë greke për sulmet raciste: Po marrin drejtim të rrezikshëm

Greqi- Ministri i Drejtësisë dënoi të hënën sulmin fatal ndaj një emigranti iraken që u shënua gjatë fundjaves duke shprehur shqetësimin për goditjet e vazhdueshme ndaj emigrantëve të paligjshëm në Athinë dhe përgjatë kurfirit verilindor të vendit.

‘Rritja e sulmeve të urrejtjes ndaj të huajve po fillon të marrë një drejtim të rrezikshëm. Problemi akut i emigracionit nuk mund të trajtohet duke përdorur mjete të dhunshme mbi njerëzit’,-tha Antonis Roupakiotis duke u zotuar se do të bëjë gjithçka për të çuar përgjegjësit përpara drejtësisë.

Siç raporton sot e përditshmja greke ‘Ekathimerini’, një 19-vjeçar, emri i të cili nuk është zbuluar, u sulmua në qendër të Athinës të dielën në mëngjes nga pesë individë me motorçikleta që e goditën disa herë me thikë, ai u dërgua në spital por vdiq disa orë më vonë.

Vrasja e të riut ndodhi në sfodin e një goditjeje të paparë mbi emigrantët klandestinë në vend, veçanërisht në Athinë. Policia greke tha dje se operacioni i koduar me emrin e perëdisë greke të mikpritjes Xenois Zeus ka çuar në arrestimin e 1596 emigrantëve të paregjistruar, sakaq afro 7.361 shtetas të tjerë janë rrethuar për kontrolle.

Ndërkohë Greqia ka përforcuar rojet kufitare me Turqinë pasi përflitet se një valë refugjatësh sirianë mund të kalojnë kufirin për t’i shpëtuar luftës civile në vendin e tyre.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›