Gjykatat ne veri ende pa punonjes vendore
Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale ne veri te Mitrovices ende veprojne me nje staf minimal te administrates se OKB-se ne Kosove. Analistet thone se sistemi gjyqesor ne veri, ka nevoje per nje risistemim te teresishem. Struktura aktuale e punetoreve ne gjykata ne pjesen veriore te Kosoves, vazhdon te mbetet e njejta me ate qe ka qene diten e rifunksionalizimit te ketyre institucioneve, nga administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, ne fillim te muajit tetor te vitit te kaluar. Procesi i rikonfigurimit te pranise civile nderkombetare ne Kosov,e po vazhdon me rritjen e stafit te misionit te Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit - EULEX, si dhe me reduktimin e stafit te UNMIK-ut, mirepo ndryshimi duket se nuk verehet akoma ne institucionet gjyqesore ne veri te Mitrovices, ku sipas planit, me daten 15 janar duhej te behej transferimi i plote i pergjegjesive nga UNMIK-u ne EULEX. Zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, sqaron: "Kemi pasur nje staf prej 4000 vetash para rikonfigurimit. Me kalimin e kohes jane larguar 2000 pjesetare te policise, 700 punonjes lokale qe kane punuar ne sektorin e policise dhe te drejtesise. Tani kemi diku, nje staf prej 400 deri ne 500 vetash, te perbere nga vendoret dhe nderkombetaret. Ne veri numri i punonjesve per momentin eshte akoma i njejte", tha Ivanko. Aktualisht, ne gjykatat ne veri te Mitrovices veprojne dy gjykates dhe dy prokurore nderkombetare dhe rreth 12 oficere dhe asistente gjyqesore e te tjere. Veprimi i ketyre punonjesve te administrates se OKB-se ne veri ishte parashikuar te vlente per nje periudhe 60-ditore, qe nga rifillimi i punes ne keto institucione. Plani i UNMIK-ut parashihte dhe kthimin e gjyqtareve dhe prokuroreve kosovare ne organet gjyqesore ne veri - gje qe, sipas kryetarit te Gjykates se Qarkut ne Mitrovice, Kapllan Baruti, nuk ka ndodhur akoma. "E di se jane duke punuar ne ate drejtim, por asgje konkrete nuk ka", thekson Baruti. UNMIK-u shpreh bindjen se gjithcka ne kete drejtim do te shkoje sipas planit. Incidentet e fundit ne veri te Mitrovices, sipas Ivankos, nuk do te ndikojne ne proceset qe lidhen me transferimin e kompetencave ne gjyqesi. "Nuk besoj qe ato do te kene ndonje ndikim, ne tere procesin dhe jam i bindur qe gjithcka do te shkoje rrjedhshem", thekson Ivanko. Analistet politike ne Prishtine, nderkohe, e shohin te nevojshem risistemimin e teresishem te organeve gjyqesore ne pjesen veriore te Kosoves. Ky veprim, sipas analistit Muhamet Kelmendi, nuk mund te prihet nga UNMIK-u, por duhet te behet nga EULEX-i, i cili pas dates 9 dhjetor ka filluar operimin e tij ne sferen e sundimit te ligjit. "UNMIK-u nuk mund te merret me kete ceshtje, por duhet te merren institucionet e Kosoves ne bashkepunim me EULEX-in, dhe EULEX-i te jete ai qe do te beje organizimin dhe riorganizimin e mekanizmave te tille juridike, ne nivelin e pergjithshem ne Kosoven veriore", mendon Kelmendi. Nje tjeter ceshtje problematike lidhur me punen e gjykatave ne veri duket te jete dhe korniza ligjore e veprimit te tyre. Serbet kishin kerkuar qe gjykatesit serbe ne Kosove te mos gjykojne ne baze te ligjeve kosovare, por ne baze te atyre qe jane miratuar deri me 1989 dhe rregulloreve te UNMIK-ut. Prishtina zyrtare, nderkaq, kembengul ne veprimin e sistemit te drejtesise ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves. Kelmendi sqaron se si mund te dilet nga kjo situate:
"Ne nuk do te kemi nje bashkepunim te mirefillte midis gjyqtareve dhe prokuroreve te perkatesise nacionale serbe dhe perkatesise nacionale shqiptare apo (punonjesve) te perkatesive te tjera, si boshnjake apo turke, qe duhet te respektojne shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves. Une mendoj se organet nderkombetare, ne kete drejtim, duhet t'i ndihmojne Kosoves dhe EULEX-it, duke shtuar presionin ne Serbi qe ajo te heqe dore, njehere e pergjithmone, nga ndikimi mbi institucionet e tilla ne Kosoven veriore", thote Kelmendi. Kohe me pare, UNMIK-u ka bere te ditur se pasi t'i barte pergjegjesite te EULEX-i dhe qeveria e Kosoves, do te mbaje nje Zyre Nderlidhese per Sundimin e Ligjit, e cila, sipas zyrtareve te ketij misioni, do te ndihmoje ne zgjidhjen e rasteve te nderlidhura me qeverite apo institucionet qe nuk e njohin Kosoven e pavarur.