E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupllari akuza ndaj MSH: Sistemi farmaceutik drejt greminës

Sistemi farmaceutik në Shqipëri po shkon drejt greminës dhe fajtor i drepërdrejtë për këtë është Ministria e Shëndetësisë.

Akuza e drejtpërdrejtë erdhi nga kreu i urdhërit të farmacistëve Arjan Jaupllari, i cili thekson se disa nga problematikat që përballen, janë heqja e konceptit të negocimit për çmimin e barnave, heqja e distancës dhe e kritereve për hapjen e farmacive si dhe hapja e univeristeteve që lëshojnë diploma për farmacitë pa kriter.
 

Këtë deklaratë kreu i urdhërit të farmacistëve e bëri përgjatë një konference me temë “Shërbimi farmaceutik eksperiencat dhe sfidat”.

Në përfundim të takimit u nënshkrua edhe një rezolutë, që i drejtohet organeve qeveritare, për gjetje të menjërheshme të një zgjidhjeve për problemet me të cilat ata përballen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›