Mat, moti i keq, shembet shkolla në Macukull
Reshjet e borës dhe erërat e forta kanë shkaktuar kanë shkaktuar një sërë dëmesh material në komunën Macukull të Matit.
Mësohet se gjatë natës së kaluar, si pasojë e trashësisë së dëborës dhe erës së fortë, është shembur çatia e një shkolle, duke u dëmtuar më tej edhe muret anësore të saj. Ndërkohë, shembje e çative janë evidentuar edhe në 4 banesa të tjera të kësaj komune .
Gjithashtu, komuna Macukull po përballet me mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh, për shkak të dëmtimit të disa shtyllave si pasojë e erës së forte, ndërsa vijon të jetë e bllokuar rruga që lidh komunën me zonat e tjera.
Ndërkohë mësohet se në shkollën që doli jashtë funksionit mësonin të paktën 200 nxënës, të cilët të hënën nuk do të kenë mundësi të rifillojnë mësimin.