Kumbaro: Korab-Koritniku, i pari park natyror ndërkufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se zona e Korab-Koritniku, do të jetë i pari park natyror ndërkufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Deklaratën e saj zonja Kumbaro e bëri nga Dibra duke folur për arritjet në sektorin e turizmit.
Ajo bëri të ditur se për këtë projekt është diskutuar edhe me homologët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë park ndërkufitar do të përfshihet Korab-Koritniku, mali i Sharrit në anën e Kosovës dhe Mavrova në Maqedoninë e Veriut.
Zonja Kumbaro tha se plani i menaxhimit për këtë park do të bëhet në të tri shtetet në të njëjtën kohë, shoqëruar në vitin 2023 me një plan të promovimit dhe financimin e projekteve të veçanta duke shtuar ofertën turistike.
/ rtsh.al /