Expocity Albania sjell edicionin e tretë të panairit të ndërtimit “Build & Live Smart Expo 2022”

Një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët e rinj më të rëndësishëm në sektorin e ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës dhe publikut të gjerë vjen në Panairin “Build & Live Smart Expo 2022″.
Ai u çel të enjten nëTiranë dhe do të qëndrojë i hapur deri ditën e shtunën, më 29 tetor 2022.
Drejtoresha ekzekutive e Expocity Aulona Hoxha theksoi rëndësinë dhe ndikimin kryesor në jetën e secilit prej elementëve kryesorë në sektorin e ndërtimit. Ajo gjithashtu ftoi kompanitë që të kenë sa më shumë bashkëpunim mes kompanive pjesëmarrëse.
Zv.kryetari i Bashkisë sëTiranës Andi Seferi u shpreh se ky panair është i një rëndësie shume të madhe pasi i ka munguar prej kohësh tregjeve të Shqipëisë dhe prek një nga degët kryesore të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Ai u shpreh gjithashtu se në një kohë kur situata e luftës dhe elemente të tjerë si kriza e energjisë dhe çmimeve po e mbajnë këtë sektor në një situatë të paqëndrueshme, bashkëpunimi ndërmjet kompanive duhet të jetë thelbësor.
Një tjetër element që u prek nga përfaqësuesit e industrisë është kombinimi i energjisë së rinovueshme në ndërtimet e reja. Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Beitja tha se ne kemi nevojë për një kombinim midis energjisë së rinovueshme dhe industrisë së ndërtimit, në mënyrë që të kemi banesa që furnizohen plotësisht vetë me energji elektrike.
Element i rëndësishëm në këtë fazë ndërtimi është kombinimi i energjive të rinovueshme në ndërtimin e banesave, ku ka shumë shembuj të plotë të ndërtesave që furnizohen dhe plotësohen vetëm nga energjia e prodhuar nga impiantet e ndërtuara në to.
Zv.Kryetarja e dhomës së biznesit të diasporës, Elisabeta Katiaj, inkuranjoi bizneset që të vazhdojnë më shumë bashkëpunimin edhe postpanairit në mënyrë që të arrihet me të vërtetë qëllimi kryesor i këtij eventi. ( Sipas Monitor )