E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: Shkolla “Sulejman Elezi” në Kamzë gati për vitin e ri shkollor

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga shkolla “Sulejman Elezi” në Kamzë, e cila është rikonstruktuar dhe është gati të mirëpresë nxënësit për vitin e ri shkollor.

Kumbaro tha se shkolla tashmë ofron klasa të reja, palestër dhe ambiente të sigurta e miqësore, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit për të mësuar dhe socializuar.

“Shkolla e rilindur do t’u shërbejë mbi 520 nxënësve dhe mësuesve, duke u ofruar atyre një mjedis të denjë dhe vit të ri shkollor plot mundësi e arritje”, u shpreh Kumbaro.

Shkolla “Sulejman Elezi” është pjesë e investimeve në infrastrukturën arsimore, me synim përmirësimin e kushteve të mësimit dhe krijimin e mjediseve bashkëkohore për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›