Kumbaro ndan pamje nga fundjava në Shëngjin

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Në pikun e sezonit turistik të kësaj vere, plazhi i Shëngjinit është tejet i frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga bregdeti i Shëngjinit që është shndërruar në pikë referimi përgjatë sezoneve verore.
“Kjo fundjavë në Shëngjin”, shkroi Kumbaro, teksa shihet një fluks i shtuar pushuesish që frekuentojnë plazhin e Shëngjinit.
Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij.
Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.
Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.
I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit.
1 nga 4