Plazhet në Himarë plot me pushues në të dielën e zgjedhjeve

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.
ATSH sjell pamje nga plazhi i Himarës, i cili ka qenë destinacioni i zgjedhur këtë fillimgushti nga pushues të shumtë vendas e të huaj.
Në Himarë u mbajtën sot zgjedhjet e pjesshme lokale për kryebashkiakun e ri, ndërsa atmosfera e zgjedhjeve ndihet pak ose aspak në plazh apo atraksionet e tjera të qytetit të mbushura plot me pushues.
Plazhet që ndodhen në Himarë janë ndër më të veçantët në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det. Tek ajo mund të bëni edhe një guidë turistike duke prekur disa pjesë të historisë së Shqipërisë.
Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojmë prej shekullit XI apo edhe më herët./m.m/