E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Perjashtimi i Islami, shantazh per LMN

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta e ka cilesuar perjashtimin e deputetit socialist Kastriot Islami si nje shantazh qe kreu i PS-se i ka bere mendimit alternativ ne Partine Socialiste. Kreu i LSI-se e ka vleresuar kete ngjarje si dramatike jo vetem per PS-ne, por per gjithe politiken shqiptare. “Them qe eshte nje zhvillim dramatik per arsye sepse, nuk eshte thjesht nje ndeshkim ndaj nje individi, por eshte nje shantazh qe u behet te gjithe atyre qe kane nje mendim alternativ”, tha dje Meta ne nje interviste per televizionin “Ora News”. I pyetur per mundesine e hyrjes se Kastriot Islamit ne LSI, Meta u shpreh se kjo eshte nje ceshtje qe mbetet ne dore Islamit. “Ceshtja kryesore eshte vullneti i z. Islami”, tha Meta. Lidhur me zgjedhjen e Presidentit, Meta ka shtuar se hapja e debatit per kreun e shtetit eshte e parakohshme dhe se ne momentin e caktuar, LSI-ja do te konsultohet me forcen kryesore ne koalicion, Partine Demokratike, duke e cilesuar funksionimin e koalicionit si korrekt. Meta ka folur dhe per bllokimin qe PS-ja ka bere per integrimin dhe liberalizimin e vizave. Ai solli ne vemendje deklaratat per largim te qytetareve pas heqjes se vizave. “Te mos harrojme deklaratat qe jepeshin edhe nga Tirana, dhe nga selite e forcave politike, perpara se te merrej vendimi, se po te hiqeshin vizat 1 milion shqiptare do te shkonin ne Europe dhe nuk do te ktheheshin me per arsye te varferise”, tha Meta.

Z. Meta, ne kendveshtrimin tuaj, ky vit qe po mbyllet ka qene nje vit pozitiv?

Mendoj se mund te kishte qene edhe me pozitiv ne drejtim te nje stadi me te larte qe mund te kishte vendosur Shqiperine ne marredhenie me Bashkimin Europian por sidoqofte ne pergjithesi mbetet nje vit pozitiv. U zhvilluan zgjedhjet vendore pavaresisht se u bene parashikime teper pesimiste qe Shqiperia nuk ishte ne gjendje te mbante zgjedhje por ato u realizuan ne menyren me te qete, me evropiane dhe po keshtu edhe fundi i vitit duket se ka sjelle disa reflektime pozitive nga ana e opozites e cila eshte distancuar nga politika 2-vjecare e bojkotit, e konfliktit permanent me institucionet duke u rikthyer ne Parlament dhe duke dhene disa shenja te bashkepunimit per disa reforma te domosdoshme qe duhen realizuar edhe ne drejtim te marrjes se statusit te Vendit Kandidat per ne BE nga ana e Shqiperise.

Eshte e besueshme, duhet t’i besojme kesaj atmosfere e cila duke se na ka afruar me Europen?

Une do te deshiroja te besoja sa me shume megjithate ka ende kohe per et dhene nje gjykim me te plote. Ajo qe mund te them me bindje eshte se une deshiroj qe te ecet me kete rruge per arsye se politika nuk mund te jete ne nje konflikt te vazhdueshem, te perhershem qe nuk i sherben qytetareve te cilet presin politika me te mira nga qeveria por edhe politika dhe alternativa me te mira se ato te qeverise nga ana e opozites. Une mendoj se zgjedhjet behen nje here ne kater vite dhe fushatat behen nje here ne kater vite dhe jo ne menyre te vazhdueshme, per arsye se jane nje kosto per vendin, jane kosto per qytetaret. Une besoj se edhe PS-ja e kuptoi qe nga politika e konfliktit nuk mund te fitonte as kredibilitetin elektoral qe i duhet per te realizuar synimet e saj politike dhe elektorale dhe as kredibilitet nderkombetar qe i duhet nje opozite per te qene nje partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, e NATO-s dhe e te gjithe partnereve te tjere sepse Shqiperia sot eshte nje vend i integruar dhe ka nje rruge pa kthim te integrimit.

Z. Meta, jemi ne mesin e mandatit e bashkeqeverisjes me Partine Demokratike. Ne nje marredhenie te tille, cfare note do t’i vinit kesaj marreveshje ?

Ky koalicion ka funksionuar shume me mire sesa pritej. Pra, ka qene shume me i qendrueshem dhe funksional sesa kane qene parashikimet kur u thye nje tabu dhe u vendos te ndertohet ky koalicion. Une mendoj se ky koalicion ka ende shume potenciale te pashfrytezuara per te qene shume me efikas dhe shume rezultativ. Shume efikas ne drejtim te qeverisjes dhe shume rezultativ dhe ne drejtim te rezultateve elektorale. Zgjedhjet e 8 majit ishin nje prove shume e rendesishme dhe ato treguan ne menyre te qarte se ky koalicion perfaqeson ne menyre bindese mazhorancen e qytetareve shqiptare. Zgjedhjet e 8 majit njekohesisht treguan, pavaresisht parashikimeve apo pretendimeve se Levizja Socialiste per Integrim do te humbiste votat e saj duke bere koalicion me Partine Demokratike, por Levizja Socialiste per Integrim tregoi nje rritje shume te konsiderueshme ne njesine e kohes. Pra, mori gati 50 per qind me shume te votave sesa mberriti ne vitin 2009 dhe ky eshte nje trend qe vazhdon edhe sot.

Qe prej 2009, qe vendoset te bashkepunonit me Partine Demokratike, jeni penduar ndonjehere me Partine Demokratike, qofte edhe nje mendim?

Une asnjehere nuk pendohem per ato bej, aq me teper kur ky ka qene nje vendim i detyrueshem dhe ka qene e vetmja alternative qe Levizja Socialiste per Integrim te kontribuonte per stabilitetin e vendit apo per te qene pjese e nje zgjidhjeje ne interes te vendit, sepse alternativa tjeter ishte nje kaos, nje konflikt, nje pasiguri, e cila nuk eshte se nuk se ishte thjesht ne interes te LSI-se, por as te vendit dhe qytetareve.

Shume perfaqesues te se majtes mendonin se ky bashkepunim me Partine Demokratike do ta demtonte LSI-ne ne elektoral. E keni ndjere kete efekt, zoti Meta?

E para, te majtet qe besojne te LSI-ja, jane votues te LSI-se dhe ata qe nuk besojne nuk jane votues te LSI-se. Levizja Socialiste per Integrim ka treguar qe eshte nje alternative teper prezente qe nga dita e pare e themelimit te saj, eshte nje force politike qe ka pasur nje elektorat teper solid. Edhe masakra e zgjedhjeve te fundit qe u realizua ndaj saj, qe nga Kodi, qe nga perjashtimi i te drejtes per te pasur komisioneret e keshtu me radhe, deshtoi dhe ndaj une jam i bindur qe qytetaret gjithnje e me shume kerkojne zgjidhje, kurse ngarkesat emocionale per mua jane teresisht kalimtare.

Kalojme ne nje argument qe ka qene zhvillimi i dites kete fundviti qe eshte ceshtja e presidentit. Zoti Topi ne nje pritje me gazetaret ne Presidence lajmeroi zyrtarisht qe nuk do te kerkoje nje mandat te dyte si President i Republikes. Cili eshte komenti juaj ne lidhje me kete ceshtje?

Eshte nje e drejte e kujtdo qe te kandidoje apo te mos kandidoje dhe ne duhet te respektojme mendimin, ne kete rast te zotit Topi. Ndersa, se dyti, qe eshte me e rendesishme, qe sjellja e tij te jete plotesisht kushtetuese, pra ne frymen e Kushtetutes, deri ne diten e dorezimit te detyres. Pra, kjo eshte e rendesishme jo vetem per Presidentin, si institucion, por per cdo drejtues institucioni, qe duhet te jete i pavarur.

Kryeministri Berisha tha se zoti Topi e ka shkaterruar Presidencen duke e kthyer ne nje particke. Komenti juaj.

Nuk deshiroj te behem pjese e ketij debati. E ritheksoj se eshte e rendesishme qe cdo institucion te respektoje Kushtetuten dhe frymen e Kushtetutes, sepse kjo eshte ne te mire te vendit per funksionimin e institucioneve dhe besueshmerise se tyre.

Jo me larg se dje zoti Meta, ju keni deklaruar se jeni jashte lojes per Presidentin. Ka filluar pra pak para kohe diskutimet per ceshtjen e emrave per Presidentin e ri. Pse mendoni se duhet te qendroni larg kesaj loje me emra, me diskutime apo me skenaret qe do te zgjidhet presidenti?

Kuptohet qe eshte bere e zakonshme qe ne t’i nisim keto fushata perpara kohe. Ndoshta kjo tregon nje varferi lajmesh apo zhvillimesh ngaqe eshte dhe fundviti, aq me teper qe kemi dhe nje lloj “detante” ne qofte se mund ta themi midis forcave kryesore politike, keshtu qe duhen krijuar sa me shume lajme te tjera dhe ajo qe une kam dashur qe te bej te qarte per ceshtjen e presidentit, ka te beje me vleresimin tone si LSI, pasi kjo eshte nje ceshtje teper e parakohshme per t’u diskutuar. Pra, kjo eshte nje ceshtje qe duhet diskutuar ne fund te muajit qershor. Se dyti, ne nuk duam te behemi pjese e si te thuash e “spekulimeve” dhe se treti qe eshte me e rendesishme, ne do te jemi pjese e zgjedhjes kur kjo ceshtje te vendoset per t’u diskutuar.

Nese do te zgjidhej presidenti, sikurse tha dhe Kryeministri Berisha, pra nga maxhoranca, a mund te kishte ndonje emer nga Levizja Socialiste per Integrim?

Mendoj se eshte nje ceshtje teper e parakohshme per te diskutuar dhe une mendoj se si nga maxhoranca, pa perjashtuar asnje force politike, absolutisht ka shume emra qe mund ta kryejini shume mire kete detyre, nderkohe qe kjo eshte nje gare e hapur, sepse ka disa rregulla, ka disa procedura. Cilido qe arrin te kete mbeshtetjen e 20 deputeteve, ne mos gaboj, ka te drejten te paraqese kandidaturen e tij, pro ne kemi nje marreveshje me Partine Demokratike qe per kete ceshtje te kemi nje angazhim per ta zgjidhur se bashku.

Mund te jete nder keto emra dhe Fatos Nano, duke pasur parasysh se ka pasur ne media nje lloj diskutimi se mund te jete nje kandidature qe mbeshtetet nga LSI-ja?

Une po e ritheksoj dhe njehere qe nuk dua te behemi pjese e ketij debati teper te parakohshem. Edhe me pare e theksova qe ne kemi nje detyrim per shkak te marreveshjes qe kemi, qe do ta diskutojme me Partine Demokratike dhe me forcat e tjera te ketij koalicioni dhe ne momentin e fundit Levizja Socialiste per Integrim do te beje te ditur qendrimet e kesaj force politike.

A ju duket kjo iniciative e Nanos paksa e parakohshme?

Kjo eshte nje e drejte e tij dhe duke qene se ai eshte nje politikan me shume pervoje, ai i di mire arsyet se pse ka zgjedhur kete moment per te afishuar kandidimin e tij per kete pozicion dhe eshte nje e drejte e tij.

Do te vijoni t’i jepni me shume jetegjatesi bashkepunimit me Partine Demokratike?

Se pari, ka ende kohe per te permbyllur kete mandat 4- vjecar. Ne, nga ana jone kemi qendruar dhe do te qendrojme ne menyre teper korrekte kesaj marreveshje bashkepunimi.

Normalisht eshte teper e parakohshme qe te flasim per nje bashkepunim te mundshem me Partine Socialiste, pavaresisht qendrimeve shpeshhere perjashtuese qe kane ardhur prej selise roze...

Per interesat e integrimit te vendit, ne bashkepunojme, kemi bashkepunuar dhe do te bashkepunojme me cdo force politike. Pastaj per ceshtjen e koalicionit kjo eshte ceshtje tjeter.

Duke e pare sot pas disa ditesh, pak me qete perjashtimin e z. Islamit, ju duket normale nje c’regjistrim i tille i nje deputeti nga nje grup parlamentar?

Perjashtimi i zotit Islami nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste nuk eshte nje zhvillim interesant. Eshte nje zhvillim dramatik, jo thjesht per Partine Socialiste, por ne pergjithesi per demokracine ne vend dhe per politiken shqiptare. Them qe eshte nje zhvillim dramatik per arsye sepse, nuk eshte thjesht nje ndeshkim ndaj nje individi, por eshte nje shantazh qe u behet te gjithe atyre qe kane nje mendim alternativ. Partia Socialiste ka qene per nje periudhe te konsiderueshme partia me demokratike ne vend ne kuptimin e zhvillimit te fondamences, te mendimit ndryshe, te debateve dhe kthimi kaq pas ne te kaluaren me kete vendim ndaj zotit Islami eshte me te vertete nje zhvillim dramatik sepse ne fund te fundit eshte nje force politike e rendesishme dhe eshte nje force politike qe duhet te jape mesazhe emancipuese dhe jo te ndermarre veprime te tilla te cilat te kujtojne kohen e inkuizicionit. Per me teper kur behet fjale per nje politikan qe e njohin te gjithe, qe e njeh opinioni publik, qe e njohin edhe qytetaret, per nje politikan me shume kontribute per pluralizimin politik ne Shqiperi, per transformimin nga partia e punes ne Partine Socialiste. Zoti Islami ka pasur nje rol kyc ne ate kohe. Per afrimin e shume figurave te reja intelektuale ne kete force politike, per pozicionet e ndryshme qe ka pasur ne menyre te vazhdueshme dhe per background-in e tij, si nje shkencetar i njohur jo vetem brenda vendit por edhe jashte vendit. Akoma me e rende ishte kerkesa pastaj per ta larguar edhe nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, ku ai eshte raporter per Gjeorgjine dhe ne vend qe te gjithe te jemi te kenaqur qe nje shqiptar eshte zgjedhur dhe ka nje pozicion te tille teper sensibel dhe te vleresuar nga nje institucion teper i rendesishem nderkombetar, kerkojme ta ndeshkojme duke e cuar kete mesazh negativ edhe pertej Shqiperise.

Z. Meta, e ka nje vend ne Levizjen Socialiste per Integrim z. Islami? E keni menduar nje mundesi te tille?

Kjo nuk eshte nje pyetje per mua. Aderimi ne Levizjen Socialiste per Integrim behet me deshire, behet me vullnet. Se cila eshte e ardhmja e z. Islami kjo eshte nje ceshtje qe i mbetet atij per te vendosur. Une personalisht mendoj se ai e ka nje te ardhme ne jeten politike per arsye se ka nje te kaluar solide dhe cdo politikan qe e ka nje te kaluar te tille, qe ka kontribute te qenesishme ka dhe nje perspektive, aq me teper qe ai eshte superenergjik dhe nje politikan teper aktiv. Ceshtja kryesore eshte vullneti i z. Islami. Pavaresisht se cila do te jete zgjedhje e tij per te ardhmen ai gjithnje mbetet nje figure teper e vleresuar nga une personalisht.

Po persa i perket ceshtjes se reformes zgjedhore. Ju keni pasur gjithmone idete e qarta ne kete drejtim. Mendoni se po behet mire me procesin e reformes zgjedhore?

Se pari zgjedhjet e fundit lokale ishin perfekte. I vetmi pretendim qe u ngrit dhe qe eshte per te ardhur keq se ishte teresisht ne kundershtim me frymen e kryetarit te PS per 2 vite i cili kerkonte hapjen e kutive dhe rinumerimin e tyre. I vetmi tension artificial qe u krijua ishte pikerisht ai nese duhet te merreshin ne konsiderate apo jo votat ne kutite e gabuara. Mendoj se Komisioni i Venecias u shpreh ne menyre eksplicite i cili deklaroi se marrja ne konsiderate e ketyre votave ishte nje vendim i drejte dhe tha se kjo duhet vendosur edhe me mire ne ligj ne menyre qe te mos kete me debate per kete ceshtje. Mesazhi i dyte qe erdhi nga Komisioni i Venecias ishte fakti se percaktuese per sa i takon cilesise te zgjedhjeve pavaresisht nga elementet e tjere mbetet sjellja e partive. Pra partite duhen me te pergjegjshme, te pranojne edhe fitoren por edhe humbjen. Demokracia i ka te dyja. Ndaj per te ardhmen mbetet teper e rendesishme nje pergjegjshmeri me e madhe politike per sa i takon zgjedhjeve. Nje emancipim i madh i te gjithe aktoreve politike qe te pranojne rezultatin. Ne natyrisht qe mendojme se ka nevoje per ndryshime te rendesishme, jo thjesht teknike apo kozmetike, por ndryshime qe kane te bejne me elemente te rendesishem kushtetues sic eshte barazia e votes. Ky Kod nuk e garanton barazine e votes. Ne mendojme se ekzistojne te gjitha hapesirat, pa ndryshuar Kushtetuten, te behen permiresime apo korrektime te cilat zgjidhin kete problem, zgjidhin edhe ceshtje te tjera sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it. Megjithate eshte ende heret. Mendoj se puna e vertete per reformen zgjedhore do te filloje ndoshta nga fundi i muajit te ardhshem.

Ketu perfshihet edhe ideja e ndryshimit te sistemit apo vetem korrektimi?

Te kerkosh nje sistem te ri eshte nje sfide e madhe pasi nderrimi i sistemeve eshte e veshtire te ndodhe ne nje kohe kaq te shkurter. Por pa bere ndryshime ne Kushtetute dhe pa cenuar thelbin e sistemit mund te behen korrektime te cilat zgjidhin keto momente shqetesuese qe jane ngritur nga disa forca politike.

Z. Meta kjo mazhorance a ka bere sa duhet per integrimin e vendit dhe pse e humbem serish shansin e marrjes se statusit te vendit kandidat?

Pak dite me pare festuam nje vjetorin e liberalizimit te vizave. A nuk ishte kjo mazhorance e cila ne kohe rekord plotesoi te gjitha ato standarde te dhene nga Komisioni Evropian permes udherrefyesit per kete qellim. Ishin me qindra ligje, investime logjistike te jashtezakonshme, standarde konkrete e teknike. Nderkohe qe eshte per te ardhur keq ky proces pati edhe nje kundervenie te jashtezakonshme pervec edhe skepticizmit nderkombetar qe ka qene dhe eshte i pranishem jo vetem ndaj Shqiperise por edhe ndaj vendeve te tjera si Shqiperia. 800 mije shqiptare kane pasur rastin ne nje vit te perfitojne nga kjo e drejte dhe ta shfrytezojne ate. Shqiperia eshte vleresuar si nje vend model per sa i takon permbushjes nga ana e qytetareve te gjithe detyrimeve per te mos e shperdoruar kete te drejte. Nderkohe qe te mos harrojme deklaratat qe jepeshin edhe nga Tirana, dhe nga selite e forcave politike, perpara se te merrej vendimi, se po te hiqeshin vizat 1 milion shqiptare do te shkonin ne Europe dhe nuk do te ktheheshin me per arsye te varferise etj. Pas nje viti u konfirmua ne menyre te qarte se vendimi ishte shume i drejte dhe se qytetaret tane jane qytetare te denje europiane. Kjo mazhorance i ka plotesuar detyrimet e saja ne lidhje me pyetesorin ne nje kohe rekord. Me nje pune jashtezakonisht voluminoze dhe cilesore qe eshte vleresuar edhe nga partneret tane. Gjithcka ka qene ne dore te qeverise. Nderkohe qe nga ana tjeter ishin edhe disa prioritete te cilat kerkonin 84 vota. Ju e dini shume mire qe ka qene politika e bojkotit ajo qe i ka mbajtur peng plotesimin e ketyre prioriteteve dhe njekohesisht marrjen e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise. Pas kaq kohesh u provua se kjo politike nuk do te prodhonte me shume vota perkundrazi dhe per fat te mire kjo gje u kuptua edhe pse me vonese. Kemi disa sinjale reflektimi dhe po te vazhdohet ne kete drejtim une besoj se statusi do te merret brenda vitit te ardhshem dhe ne do te vijojme perpara si nje vend normal drejt hapjes se negociatave, drejt gjithe ketij procesi madhor qe eshte anetaresimi i plote ne BE.

Thate qe kishit nje kundervenie edhe nga brenda. I referoheshit kesaj skeme dhe bojkotit, pra Partise Socialiste dhe opozites ne pergjithesi?

Deklaratat nuk i bera une. Une i bera deklaratat qe po te heqe Europa vizat, 1 milion shqiptare do te ikin dhe do te qendrojne ne Europe?

Cfare deklaratash ishin keto?

Qe mos hiqni vizat se do t’ju mbeten shqiptaret ne vendet tuaja. Tani, pas nje viti, raporti nxori qe shqiptaret u sollen ne menyre te shkelqyer, madje me mire se edhe vendet e tjera te cilat kishin pasur disa eksperienca negative ne kete drejtim nje vit me pare, pa permendur ketu pastaj grevat e urise dhe elemente te tjere. Rendesi ka, qe ka nje reflektim. Kjo eshte pozitive dhe ky reflektim te vazhdoje. Ky eshte interesi i te gjitheve, sepse nga vizat nuk fituan vetem ata qe votojne per PD-ne, per LSI-ne, apo parti te ketij koalicioni, nga liberalizimi i vizave fituan te gjithe qytetaret shqiptare.

Nga ky reflektim, e kemi pozitive te ardhmen, meqe fillojme nje vit te ri dhe pranvera e ardhshme mund te sjelle pak ere evropiane ne Shqiperi?

Shqiperia e ka frymen evropiane, por meqenese celin lulet ne pranveren, ndoshta kjo ndihet edhe me shume. Une mendoj se nuk eshte shume e rendesishme se kjo gje do te ndodhe ne mars, do te ndodhe ne korrik, qofte edhe ne shtator, sepse ne cdo rast eshte nje proces. Kroacia nga momenti qe hapi negociatat dhe deri ne momentin e anetaresimi, pra i vajti gjithe kjo periudhe gati 7-8 vjet. Nuk eshte se ne rast se do ta fillosh tre muaj perpara, atehere do ta mbarosh kete proces tre muaj me pare. Ky eshte nje proces i gjate dhe per me teper qe zhvillohet ne kushte jo te favorshme per Bashkimin Europian, per shkak te problemeve qe BE-ja nuk i ka pasur perpara disa viteve dhe per shkak te kesaj krize te thelle financiare por edhe per Shqiperine sepse kuptohet qe zgjerimi i Bashkimit Evropian ne vitet e fundit, ne dekadat e fundit ka qene i jashtezakonshem dhe natyrisht qe nuk mund te themi se ka ndonje interes te jashtezakonshem per te pershpejtuar proceset e anetaresimit te vendeve te reja, perfshire edhe Shqiperine.

Zoti Meta, meqe jemi ne fund te vitit, cila do te ishte kartolina juaj per qytetaret shqiptare?

Une besoj se viti 2012 do te jete nje vit i mrekullueshem per nje arsye madhore. Eshte viti i 100-vjetorit te pavaresise dhe ne kete drejtim do te jete nje vit i paharruar per cdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashte vendit dhe le te jete ky vit sa me i mbare per cdo qytetar te Shqiperise, per cdo qytetar shqiptar kudo qe ndodhet dhe natyrisht nje vit sa me i mbare per vendin tone, per shtetin tone, pasi vitin qe vjen nisim nje shekull tjeter. Por, e nisin ndryshe besoj, e nisim si anetar i NATO-s dhe jam i bindur se do ta nisim si nje vend me prane BE-se, sesa sot. Natyrisht iu uroj te gjitheve lumturi ne familjet e tyre, miresi, dashuri me njeri-tjetrin, sepse jam i bindur qe ky komb absolutisht ne vitin 2012 do te jete ne lartesine qe kerkon 100-vjetori i shtetit, 100-vjetori i pavaresise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›