Kumte për dënimin e gjenocidit enveristo-komunist
Që pas përmbysjes së ultradiktaturës komuniste, tingujt e kambanave kanë rënë sistematikisht për dënimin e krimeve të komunizmit, nga ish-të burgosur dhe të persekutuar politikë, nga intelektualë të shquar, nga dhjetoristë pishtarë të demokracisë dhe nga ata që akoma nuk u janë mbyllur plagët as shëruar dhimbjet për baballarët dhe të afërmit e tyre, vrarë nga terroristët komunistë me kryegjenocidistin Enver Hoxha, - idhulli i Ramës dhe Qoses. Ultradiktatura enveriste në Shqipëri ka qenë më e egra, më barbare dhe gjakatare se në të gjithë Perandorinë Komuniste. Një gjenocid i paparë, ferr i vërtetë: Nëntor 1944-1991, u shpronësuan 10000 familje me dhunë, u grabitën pasuritë e lujtshme dhe të palujtshme 50000 shqiptarëve. Mbi 2000 vetë u vranë pa gjyq. U arratisën 50 mijë jashtë shtetit. U ekzekutuan për pikëpamje të kundërta politike 5037 burra dhe 450 gra. U dënuan me punë të detyrueshme dhe ju konfiskua pasuria 19250 personave. U internuan 48217 burra dhe 10792 gra nga klasat e përmbysura. U dëbuan nga qytetet kryesore në fshatrat më të largëta 11536 familje. Shqipëria u bë një burg i madh, FERR: 40 burgje të mbyllura, 50 kampe pune të detyrueshme me të dënuar politikë (Marrë nga librat e Agim Mustës, për komunzmin e zi shqiptar). Këto shifra janë ulëritëse po të kemi parasysh se popullsia në vitet e para të gjenocidit komunist ishte më pak se një milion banorë.
Enver Hoxha nuk ishte vetëm gjenocidist, por edhe sadist, ndjente kënaqësi të torturonte dhe të shfaroste njerëzit e ditur, shqiptarë dhe të huaj, personalitete të shquar, që ishin lavdia dhe krenaria e kombit. Kompleksi i inferioritetit e kishte tjetërsuar në bishë, në vrasës. Ja, disa prej tyre: Selaudin Tota diplomuar për fizikë bërthamore në Itali, ekzekutuar më 1947; Sabiha Kasimati diplomuar për shkenca biologjike, ekzekutuar më 1951; Profesor dok. Loci, një ndër kirurgët më të shquar të Italisë, ekzekutuar më 1946, Profesor dok. Zuber gjeolog me famë botërore me origjinë polake, zbulues i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës, madje edhe në Kuçovë e Patos, vdes nga torturat në burgun e Tiranës më 1947; Mirash Ivanaj ish-ministër i arsimit në kohën e monarkisë, diplomuar për letërsi në Itali, njohës i 11 gjuhëve të huaja, vdes në burgun e Burrelit më 1954; Arqile Tasi diplomuar për letërsi në SHBA ish drejtor i Bibliotekës Kombëtare, vdes në burgun e Burrelit më 1957; Hetem Haxhiademi diplomuar në Austri për shkencat politike, tragjedian i njohur i dramaturgjisë shqipe, vdiq në burgun e Burrelit më 1964, por edhe dhjetëra e mijëra të tjerë. Janë me qindramijëra viktimat e ultradiktatorit Qoftëlargu, të cilët janë persekutuar, masakruar, vrarë për mendimin e lirë dhe qëndrimet politike por edhe prej kompleksitetit të inferioritetit të tij. I urrente intelektualët. Më parë se t’u hante kokat, terroristë sadistë provonin mbi 48 lloj torturash psikofizike.
Për të gjitha këto dhe të tjera e të tjera, dënimi i komunizmit dhe Enver Hoxhës është imperativ i kohës sonë demokratike. Nësë Rama me gjithë idhtarët e Hoxhës dhe të komunizmit nuk binden me këto argumente, Urtaku do të thoshte “vazhdo, vazhdo më tej”, Duke marrë të mirëqenë thënien e Hitlerit se komunisti është terrorist i terrorizuar, Enver Hoxha është tëpkë i tillë. Kush mund të thotë se nuk i terrorizonte vartësit që nga katet e epërme të piramidës së partisë dhe të shtetit e gjer ne bodrumet e tyre?!...Askush. Mirëpo edhe ai ishte i terrorizuar nga fobia se mos disa shokë e miq të tij, lidhen me kundërshtarët politikë dhe me të të huajt për ta rrëzuar nga froni dhe për t’i rrëmbyer pushtetin. Kjo fobi ishte shumëdimensionale, ndaj hëngri jo vetëm kokat e kundërshtarëve por edhe të bashkëluftëtarëve duke filluar nga Qemal Stafa, Sejfulla Malëshova, Tuk Jakova e gjer te Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu etj, duke i akuzuar si agjentë e poliagjentë, sipas haluçinacioneve dhe ëndrrave që i shfaqeshin pas çdo vrasjeje dhe herë-pas here kur përparonte sëmundja e sheqerit. Sipas optikës sime këto fakte që nuk janë as një e dhejta e krimeve të tij dhe të sistemit komunist që ai instaloi, por janë argumente të mjaftueshme e të pakontestueshme për të dënuar sipas ligjeve demokratike ultradiktatorin dhe ultradiktaturën e tij. Është e pafalshme pengesa nga socialistët, për ta ligjëruar dhe shpejtuar këtë proces, kur Europa Lindore e ka realizuar që në dekadën e parë të rrëzimit të diktaturës komuniste dhe vazhdimisht ka kërkuar që ta bëjmë edhe ne. Urtaku do thoshte se zgjatjet nuk janë urti, por mundësi për prapësi. Vërtetim i kësaj të vërtete është lëvizja e fundit e Edi Ramës, bashkëpunimi me partitë komuniste, për të vendosur bustin e Qoftëlargut aty ku kishte qenë më parë në Sheshin Skandërbeg. Një provokim i tillë do të kishtë pasoja të pallogaritshme. Hej të marrë, mos kujtoni se populli akoma ha bar. Populli nuk do lejojë kurrë që të rikthehet modeli i tiranit dhe tiranisë komuniste.
Çeshtja shtrohet: Asnjë hezitim për dënimet e krimeve të komunizmit. Pa dënuar Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit ëndrra e keqe për t’u rikthyer prapa, do të shndërrohet në minë më sahat për të shpërthyer në momente të paparashikuara, për të shkatërruar demokracinë dhe rilindur modelin e tiranisë enveriste.
Nostalgjikët, idhtarët e komunizmit, të sëmurët për pushtet, laramanët, gjarpinjtë helmues të nëndheshëm dhe urithët, nën rrogoz do hapin tunele, do brejnë dhe gurin për të rrëzuar demokracinë, duke folur urtë e butë, se komunizmi ka vdekur nuk ringjallet më. Dhe fap papritur Edi Rama me monstra të tjerë, hedhin fishekzjarre me helm të rehabilitojë tiranin. Papërgjegjësi absolutisht, i droguar sigurisht; drogon edhe turmat e shkreta që nuk dallojnë djallin dhe e ndjekin pas, turmat e gënjyera dhe të mashtruara që e duartrokasin të sëmurin psikik, i cili në gjendje kllapie mund të përdorë çdo mjet për t’u bërë kryeministër e fatkeqësisht në kllapi është vazhdimisht! ...
Edhe për këtë duhet dënuar komunizmi dhe Qoftëlargu që gjithkush të marrë
mesazhin se kthim prapa kurrë s’do të ketë. Prapa është errësira, përpara është drita, progresi. Ai që kthehet prapa bie në kurthin e errësirës.