Kumti per kushtrim si sherbese artistike
(Rreth romanit, "Drite nga erresira" te Halil Teodorit)
Nga Albert Vataj
Ngasja per te konvertuar pervojen personale jetesore, ne nje kreature artthenieje, mbarsur me dimension te gjere artistik, gjithhere pothuaj ka perkuar te ngulmoje ne te qenin mirefilli nje veper letrare. Permga nje qasje te tille e gjejme te vendosur edhe romanin e Halil Teodorit, "Drite nga erresira". Ky roman vjen, ndoshta jo pernjiheresh, por gjen rendin fill pas vellimit poetik "Vegimet e moshes" (2004). Ky natyralitet artistik dhe krijues rritjeje i autorit, nga poezia ne roman, gjehet shpeshtazi ne letersine shqiptare dhe ate boterore. Kuti i Teodorit e vendos ate ne nje fushe te larte gravitacionale te krijimit. Ndryshe kete rast mund ta shohim si hapi i pare, estetik dhe artistik, pernga kontributi ne letersine shqipe.
"Drite nga erresira" perpiqet perkitazi te vendos autorin, jo vetem ne rrolin e rrefimtarit, por edhe ne ate te protagonistit. Ky shpagim qe ai ben deri ne qindarken e fundit te se kaluares, eshte cmimi me te cilin ai, si shume te tjere blejne te sotmen dhe parapaguajne te ardhmen. Romani perqaf nje narrativ rrefimtare, jashte metrikes utopike dhe standardit skolaresk. Ai e ndjen dhe e perjeton, Ai e perjeton dhe e deshmon. Ai e deshmon dhe e demaskon. Ai e demaskon dhe zgjon vetedijen e hipnotizuar te viktimes dhe viktimatorit. Ai pohon boterisht, se eshte per te kumtuar ate kalvar te mundimshem dhe fatet e trishta te personazheve qe i ka vllazeruar vullneti per te mbijetuar, per te fituar. Ai i ve supeve te tija nje barre te rende sa bota, duajt e dhimbjes, qe la ngarkuar e kaluara. Dhe kete e ben, jo per te rrembyer trofeun e heroit, por per te davaritur tisin e murrm te mjegulles qe mbeshtillte te tashmen e atyre viteve, dangat e erreta, te se ciles bulezojne edhe sot ne lekuren e perzhituar nga lufta dhe zjarri i asokohshem. Njeherazi ai kushtron zeshem ndergjegjes se pergjumur per vetedije. Ai nuk kerkon tash, shpetim prej rrethanave shterguese, sepse fati e ka yshtur ne te tjera realitete, ne te tjera ngasje te te sotmes, ne ato te lirise se amshueshme.
Ne krijimtarine e tij, kryengulm ne kete roman, ai dallohet qartazi mbi aftesine qe ka per te perceptuar dritehijet e te pranishmes ne zgafellet e terrta te se shkuares. Me kete i ben nje sherbese artistike te tashmes. Ngarendja "globaliste" e individit te tufezuar eshte per te nje bjerrakohe, nje pajtueshmeri dhe bashkejetese e absurdit qe gjehet ravijezuar tek Mbinjeriu. Nje cudindodhi e tille orvatet te na beje te gjitheve bashkefajtore per ferrin komunist, qe filozofia bolshevike mbolli ne Shqiperi. Impresioni marramendes i shkelqimit te fasades, qe u propagandua nga diktatura si "parajsa komuniste" ishte dhe mbetet per autorin e romanit "Drite nga erresira", nje fars, nje trill kobzi. Sipas autorit, te cilin e ka sembuar prej kohesh mbamendja e trishte e te djeshmes diktatoriale, traseja e shinave te riperteritjes mbetet ende nje iluzion. Personazhet e tij flasin "me zemer ne dore", mbi gjithcka dhe per gjithcka. Jo rastesisht ne nje veper letrare, autori cek perkitazi kete qiell te thyer. Ndjekja e nje logjike rutinore te shtratimit te rrefenjes, vjen nga autori si nje prognoze e kjarte dhe e deshifruar plotesisht. Ai shpesh luan me dykuptimsine, me metaforen, simboliken. Idene e mbruan ne magjen e nje botekuptimi jokonvencional. Duke e mbajtur tregimtarine jashte klisheve, larg zhargonit dhe metodave te garrametshme te kumtit dhe lejon personazhin dhe lexuesin te jene te perfshire nga shtjellat perpirese te se kaluares. Kete ai nuk ndermendet ta beje ne kuadrin e nje vullneti per te zgjuar nga varri fantazmat e diktatures, se sa per te kushtruar zeshem ne vemendjen e te sotmes. Vargojt e deritashem te se shkuares, duhet keputen, luten pergjerueshem personazhet e tij ne "Drite nga erresira". Qyshe asokohe e derimtash, pandarazi, vijon te hapet dhe te mbyllet i njejti sipas, ai i deshires, natyrisht te jashtevullnetshme, per t'i rene mohit gjithckasendi qe perben skenen e tragjedise, ku u luajt drama me e kobshme e Evropes se Lindjes. Duke i ridhene jete personazheve te se kaluares, duke i risjelle te plote ne teresine e tyre, secilin, ai me se shumti kushtron se sa deshmon. Personazhet e duket se nuk bejne marreveshje, pazare e dallavere ne kurriz te lirise. Ata u perpoqen. Tash e mot, individi fiziologjik, ai social-politik, nacional apo religjioz, por ne kryeheren e vet, individi filozofik, e ka te qarte, si driten e diellit, se liria eshte nje perpjekje. Kete kumton nga prologu ne epilog, Halilo Teodori, me romanin e tij. Eshte me se shumti vullnesa e mire per te nxjerre ne pah driten nga erresira.