E Diel, 1 Nëntor 2026

Sorrentino, "Il Divo" dhe shqiptaret

Nuk ka pasur shume njerez ditet e fundjaves, kur erdhi regjisori Sorrentino ne Shqiperi. Ne mbremjen e se shtunes, me nje publik me te mbledhur, por gjithsesi entuziast eshte pritur me interes filmi "Il Divo", qe duhet theksuar se eshte pare nga pak artiste shqiptare...

Regjisori Paolo Sorrentino ka qene vetem njezete e kater ore ne Durres. Miku i nderit i Festivalit Veror te Filmit ne Durres dhe nje nga regjisoret italiane, qe po njihet se shumti, eshte entuziazmuar nga mikpritja, dhe ka shprehur keqardhjen per vonesen e tij per ta njohur Shqiperine. Ka qene shume i interesuar per kulturen; e ka habitur fakti qe Amfiteatri, ku ai ka marre ne mbremje nje cmim nderi ishte zbuluar ne vitin 1966; ka qene i mikluar qe eshte nderuar pa fund me publikun, gazetaret dhe te interesuar te shumte...Per hir te se vertetes, filmi i tij "Il Divo", eshte pritur mire nga publiku ne kete fund-muaj, por shume pak nga komuniteti i kineasteve. Vete, kineasti i ri italian, ylli i te cilit eshte rritur tejet pas vleresimit te kritikes te festivalit te Kanes, nuk ka qene ne nje mjedis te panjohur. Publiku e njihte dhe po aq dhe gazetaret.

Edhe pa mungesen e artisteve, ai ka folur per pak minuta ne Pallatin e Kultures "Aleksander Moisiu", deri ku nje moment, sic ndodh rendom me ne, kane ikur dhe dritat. Duket se nuk ka pasur shume shqetesim per pritjen e filmit te tij, ndersa me i qarte ka qene per te kaluar sa me mire kohen. Organizatoret e Festivalit i kane dhene kohe maksimale dhe ka qene nje nga miqte me te nderuar.

"Il Divo", qe eshte interpretuar mire nga Toni Servillo, eshte percjelle mire ne Shqiperi. Duke pasur parasysh se filmi i kushtohej Andreotit, qe eshte nje personazh i mirenjohur ne vend, percjellja e tij ne film ka lene shume mbrese. Por, diten e shfaqjes ne Durres, ka fare pak kineaste, dhe ajo mizeri qe ka mbushur filmin e arrire te Artan Minarrollit, nje dite me pare, ka munguar. Ne pak minutat qe ka pasur ne dispozicion para filmit, burri me nje veshje tejet te thjeshte, ka rrefyer me pak fjale historine e filmit, perpjekjen e tij dhe zemerimin e pritshem te Andreotit. "Nese do ta pelqente filmin, isha i sigurt se atehere kisha humbur krejtesisht", thote i sinqerte. Ne fakt, Andreoti, ka qene ne premieren e filmit te tij, por ne castin, qe eshte folur ne nje deklamim- e ka lene i inatosur.

Nuk eshte pak dokumentar, filmi juaj?

"Per mua jo. Ai eshte nje film artistik i mirefillte kushtuar njeres prej figurave me emblematike te Italise. Nuk e di se ku e shikoni kete. Megjithate ky ishte synimi im dhe menyra sesi e kam realizuar besoj se e keni pare dhe e keni kundruar dhe vete. Eshte shume e veshtire te besh nje film per Andreotin. Jo per shkak te karakteristikave te tij, por me shume te nje maske, ku eshte e veshtire qe te depertosh. Mendoj se arritem atje ku donim".

Si punuat per filmin? Ju eshte dashur te takoheshit shume here me Andreotin, balle per balle?

"Po eshte e vertete. Na eshte dashur shume pune sepse ai eshte nje personazh i jashtezakonshem dhe nuk mund te futesh dot aq lehte brenda karakterit te tij. Mua me eshte dhene rasti qe te flas dy here me te shume gjate. Kam folur per detaje dhe per gjera qe do te me sherbenin ne film. Por, eshte e veshtire. Me duhej ta shikoja edhe shume nga afer".

Rolin kryesor ia besuat nje artisti, qe ju duket se e vleresoni shume. Por, Toni Servillo, nuk duket pak si automat?

"Nuk e di, por nuk me duket i tille. U duhet te keni parasysh qe po te njihni nga afer Andreotin, ai ka nje pamje te tille dhe nga qendrimi qe mban, duket se eshte nje personazh qe eshte ambientuar me kete".

Kush ishte momenti, kur ai shpalli revolten e tij me filmin? Mos eshte ai momenti me ate gruan e re...

"Jo. Behet fjale per ate monologun e gjate ne ate karrigen, ku pohon ne film se ka edhe nje pergjegjesi per te vdekurit dhe masakrat ne Itali. E ka merzitur shume dhe ka ikur, sepse kuptohet qe nuk mund ta pranonte lehte kete".

Si ju duket Shqiperia?

"Eshte shume e vecante, por koha e paket ketu nuk me jep mundesine qe te shikoj shume gjera. Me pelqen arkitektura, vete qyteti dhe ...njerezit. Jam pak i lodhur nga intervistat e shpeshta, qe me jane bere brenda nje intervali shume te shkurter. Por ne pergjithesi jam i kenaqur dhe me vjen mire qe filmi im pelqehet kaq shume". b.an


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›