Kunati i Bashes hedh poshte akuzat
Erion Isufi, Kunati i ministrit te Jashtem Lulzim Basha hedh poshte akuzat per ortakeri me Damir Fazlliç, biznesmenin serbo-boshnjak te akuzuar per mashtrim financiar dhe trafik armesh. Nepermjet nje deklarate te shkruar e te shperndare mediave Isufi shprehet se nuk ka ushtruar asnje aktivitet ekonomik te perbashket me Fazlliç, dhe nuk ka qene asnjehere partner dhe as ortak me te. “Kam qene i punesuar si administrator prane kompanise SRF Developments e cila nuk ka kryer asnje aktivitet ekonomik gjate kohes qe une kam ushtruar kete detyre. Dy kompanite e tjera, Virtu Acquisitions dhe Croen Acquisitions nuk jane bere asnjehere aktive dhe nuk kane kryer asnje aktivitet ekonomik gjate kohes qe une kam qene administrator”, shpjegon Isufi. Kunati i ministrit Basha shprehet se ka dhene doreheqjen nga pozicioni i administratorit ne 30 dhjetor 2006 per “Virtu Acquisitions” dhe “Croen Acquisitions”, dhe ne 20 mars te vitit 2007 per kompanine “SRF Developments”.
Sipas Isufit te gjitha keto dokumente jane lehtesisht te vertetueshme dhe te verifikueshme nga organet perkatese. Erion Isufi, perfundon deklaraten e tij duke thene se gjithçka e publikuar eshte nje shpifje qe duhet pergenjeshtruar.