E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunati i Lulit, 3 MIJE EURO çdo biznesi në dhjetor për një kioskë

Share

Erion Isufi

Erion Isufi, kunati i Lulëzim Bashës, i përfshirë në një skandal të ri. Gazeta Tema zbulon se ai ka organizuar me kompaninë e familjes së tij një biznes njëmujor në rrugën Murat Toptani, ku do ti kërkojë nga 3 mijë euro çdo biznesi që do të marrë me qera shtëpizat e tij. Gazeta boton dhe e-mailin e dërguar nga e fejuara e tij për disa biznesmenë

Erjon Isufi, kunati i Lulëzim Bashës, do të jetë pronar i rrugës pedonale Murat Toptani në Tiranë për një muaj. Sipas një plan-biznesi të tij, ai do të ndërtojë gjatë muajit dhjetor një fshat të vogël me kioska, duke ua ofruar bizneseve të Tiranës kundrejt një shume 3 mijë euro. Gazeta Tema ka zbuluar një letërkëmbim të një drejtuese të agjencisë publicitare, e cila njihet si e fejuara e Erjon Isufit. E-maili, që në fakt u drejtohet bizneseve, përcakton qartë se Erjon Isufi është në krye të këtij biznesi së bashku me Odeta Haxhiun, vajzën me të cilën ka fituar tenderin për dekorimin e Tiranës për festat e Nëntorit. Odeta është menaxherja e revistës së motrës së Erjonit, holandezes Aurela Isufi, njëkohësisht dhe grua e Lulëzim Bashës.

Bashkia duket nga dokumentet i ka dhënë leje në emër të kryetarit të bashkisë agjencisë së reklamave Iceberg communication. Kjo firmë megjithëse operon në fushën e reklamave, është përdorur në këtë rast si ortake duke marrë 10 % të fitimit, pjesën tjetër dhe manaxhimin e aktivitetit do e bëjë Orange Advertising, siç e thotë dhe Stela në e-mailin që po botojmë më poshtë. Në telefon Stela u kërkon bizneseve 3000 euro për muajin dhjetor për çdo shtëpizë që mund të marrin me qera.

Bashkangjitur gjeni e-mailin që Stela i dërgoi një biznesmeni, me qëllim që të bëhej klient për shtëpizat e Panairit tek Pedonalja.

Në e-mailin e saj Stela thotë se bëhet fjalë për një iniciativë të re që po mbart Bashkia e Tiranes në bashkëpunim me Orange Advertising.

Sipas saj iniciativa ka të bëjë me krijimin e një fshati të këndshëm për periudhën e Krishtlindjeve në rrugën pedonale te Tiranes ku do të promovohen dhe shiten produkte të ndryshme.

Në fund ajo zbulon se kush qëndron realisht pas këtij biznesi. Më thuaj n.q.s je i interesuar që të të lidh me stafin organizues, me Odetën ose Erjonin!. Ditë të këndshme, Stela.

Fjalia e fundit tregon se pas biznesit qëndron Erjon Isufi, kunati i Lulëzim Bashës dhe ndihmësja e tij dhe motrës së tij, Odeta Haxhiu.

Ky është skandali i dytë në radhë pas skandalit që u bë publik disa ditë më parë nga Shqiptarja, e cila provoi që Erjon Isufi po vetë ka fituar tenderin e dekorimit të Tiranës.

E-maili që u dërgon Stela bizneseve zbulon se pas kësaj skeme fshihet kunati i Bashës

Projekti i shtëpizave sipas bashkisë e Orange Advertising

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›