E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia, Familja Mbretërore uron diasporën në Amerikë

Tiranë- Në 99-vjetorin e shpalljes së pavarësisë edhe familja mbrëtërore ka shprehur urimet e saj nëpërmjet një komunikate të drejtuar shoqërisë  Vatra në SHBA. Për shkak të gjenjdes jo të mirë shëndetësore të mbretit Leka I ishte e pamundur për familjen mbretërore të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara, ku dhe do të festonin 28 Nëntorin.

Në emër të Familjes Mbretërore Shqiptare ju urojmë përvjetorin e 99-të të Pavarësisë. Me keqardhje, meqenëse gjendja shëndetësore e N.M.T. Mbretit Leka I u përkeqësua ditët e fundit, na u desh që t’a shtyejmë vizitën tonë në SHBA.  Përndryshe, sot do të ishim në mesin tuaj. Dëshira jonë mbetet e madhe dhe e pandryshuar, që në një të ardhme të afërt të jemi pranë jush thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në të shprehet nevoja për reflektim, bashkëpunim në mënyrë që të përgatitet kombi për të hyrë në një shekull të ri pavarësie.

Me ketë rast i bëjmë një apel vëllazëror të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, që për hir të Atdheut dhe Kombit, të harrojnë gjërat që ndajnë dhe të perqëndrohemi me të gjitha forcat dhe energjitë tona në gjërat që na bashkojnë.  Të gjithë së bashku le të punojmë për një të ardhme të ndritur për të gjithë shqiptarët, për popullin tonë të shumëvuajtur dhe për Kombin tonë të lavdishëm- thuhet në deklaratën e Princit Leka.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përmisohet gjendja e mbretit Leka Zogu I
  2. Obama uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë
  3. Dita e Pavarësisë, Klinton uron Shqipërinë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›