Festat e Nëntorit, Konsujt e Nderit vizitojnë Shqipërinë
Tiranë- Festat e Nëntorit sollën në Shqipëri Konsujt e Nderit të vendit tonë nëpër botë. Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri me dije se Konsujt e Nderit ditën e sotme do të takohen me ministrin e jashtëm, Edmond Haxhinasto në oren 11:00.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço, si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportëve Aldo Bumçi.
Në vijim të axhendës Konsujt e Nderit do të takohen me kryeministrin Berisha, kryetaren e parlamentit Topalli, si dhe me kreun e Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha. Konsujt e Nderit janë shtetas të huaj, misioni i të cilëve është promovimi i Shqipërisë në vendin të cilin ato i përkasin.
Shkrime të tjera me interes: