E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder Bollanos. Protesta paralel me gjyqin

Në gjykatën e vlorës është shtyrë për të tretën herë séance gjyqësorë në ngarkim të kreut të bashkisë së himarës Vasil Bollano  i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit.

Në kohën kur në gjykatës zhvillohej séance aleanca kuq e zi ka protestuar jashtë saj për sensibilizimin e sistemit të drejtësisë për barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve duke e konsideruar të pafalshëm faktin që edhe pse mbi Bollanon rëndojnë disa akuza për korrupsion ai vazhdon të drejtojë bashkinë e Himarës.

Pak ditë më parë ishin banorët e dukatit dhe orikumit që protestuan kundër kreut të bashkisë së himarës Vasil Bollano për cilësimin e fshatrave të zonës si grekë në faqen zyrtare të internetit të bashkisë.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›