E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunder “CEZ”-it dhe bullgaret, protesta masive popullore Eglantina Nasi

Protesta masive popullore, eshte aksioni me i fundit i ndermarre ne dhjetera qytete te Bullgarise, kunder kompanise ceke te shperndarjes, “CEZ”. Me ankesen e perbashket te mbifaturimeve gjate fundvitit, mjaft qytetare bullgare kane ngritur zerin e madje kane permendur ne pllakatet e tyre, edhe rastin e Shqiperise. Duke kerkuar qe edhe vendi yne te ndjeke shembullin e saj, per heqjen e licencave qe u beri cekeve, pas shkeljeve te shumta ne sherbimin e shperndarjes se energjise elektrike. Keshtu, banore te qyteteve bullgare Sofje, Plovdiv, Varna, Blagoevgrad, Sandanski, Silistra, Gotse Delcev, Belene, Shumen, Yambol, Veliko Tarnovo, Burgas, Montana, Dobrich, Kardzhali etj, kane organizuar protesta permes mediave sociale. Sikunder, gjate diteve te fundit, mesohet se jane ngritur me kembe edhe banoret e qyteteve Blagoevgrad, Gotse Delcev, Shumen, Sandanski dhe Petric, se bashku, kunder faturave te leshuara nga shperndaresit e energjise, “CEZ”. Madje, te zemeruar, ata kane djegur edhe faturat e kompanise ne publik, duke kercenuar se nuk do t’i paguajne aspak ato. Nderkaq, ne qytetin Plodviv jane paralajmeruar protesta per nje jave rresht, pergjate orarit 11:00-03:00 cdo dite, ne zemer te qytetit. Kurse ne kryeqytetin e vendit, Sofje, qytetaret mesohet se jane mbledhur para nderteses se Ministrise se Ekonomise, Energjetikes dhe Turizmit. Ku drejtuesit bullgare te ketij institucioni, pohuan se nje komitet ekspertesh do te shqyrtoje llogaritjen e faturave te energjise elektrike te konsumatoreve te “CEZ”. Nga ana e tij, i pyetur lidhur me kete ceshtje, Avokati bullgar i Popullit, Konstantin Penchev ka pohuar se ne fakt, faturat e energjise elektrike nuk jane dhe aq te qarta e se njerezit nuk jane ne dijeni te asaj qe kane paguar. Duke dale keshtu, ne mbrojtje te protestuesve kunder faturave te larta te energjise elektrike. Te cilat sipas tyre, gjate dhjetorit te ketij viti, kane qene rreth 100% me te larta se ato te nje viti me pare. Ndersa nga ana e tyre, shperndaresit e energjise “CEZ” dhe “Energo-Pro” i kane shpjeguar faturat e larta per muajin dhjetor me periudhen e ndryshme te kontabilitetit, motin e ftohte, si edhe pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, pa harruar as edhe rritjen e cmimeve te energjise me gati 14% nga korriku 2012. Duke u zotuar te publikojne informacion te detajuar ne lidhje me faturat e energjise elektrike. Vete zedhenesja e “CEZ”, Barbora Pulpanova, tha se kompania ka zgjatur oraret ne qendrat e konsumatoreve dhe se po shqyrton faturat per te cilat jane ankuar qytetaret bullgare se kane cmime te larta per muajin dhjetor dhe janar. "Ne kemi shqyrtuar tashme 500 fatura dhe ne asnje prej tyre nuk kemi gjetur ndonje gabim," mesohet te jete shprehur ajo. Duke mos marre asnje faj persiper mbi ate c’ka ndodhur me mbifaturimet ndaj popullates bullgare. Dukuri kjo e cila ne fakt eshte ndeshur edhe ne Shqiperi, ku kjo kompani ka ushtruar aktivitetin e saj prej disa vitesh, derisa u perball pak jave me pare me nje vendim te rregullatorit per heqjen e licencave zoteruese ne tregun shqiptar te energjise. Tashme, ceket e “CEZ Shperndarje”-s dhe pala shqiptare duket se do te ndeshen se bashku ne gjykaten nderkombetare te arbitrazhit per te zgjidhur konfliktin e tyre. Kujtojme se ne Bullgari, kompania ceke “CEZ” ka marre detyren e shperndarjes se energjise per pjesen perendimore te vendit qe nga viti 2004, duke perfshire ketu edhe kryeqytetin Sofje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›