Kundër Levantes luajti “La Masia”

Paraqitja e Barcelonës ndaj Levantes ishte një ndeshje e veqantë. Pas lëndimit të Dani Alves dhe futjes në listë të Montoyas, skuadra e Barcelonës ishte komplet e përbërë nga lojtarët e akademisë “La Masia”.
Kjo ishte hera e parë që në drejtimin e Tito Vilanoës luaj një Barcelonë e përbërë nga talentët e nxjerrë nga akademia e famshme spanjolle.
61 minuta në fushë zgjati ky formacion, pasi që Adriano zëvëndësoi Jordi Albën në fund të ndeshjes.
Ky ishte formacioni:
Valdes; Montoya, Pique, Puyol, Jordi Alba, Xavi, Busquets, Cesc, Pedro, Messi dhe Iniesta.