Kundër Putin, arrestohet udhëheqësi i protestave

Momenti i arrestimit te Alexei Navalny
Policia në Moskë ka arrestuar udhëheqësit e protestës Aleksei Navalny dhe Sergei Udaltsov pas një tubimi kundër zgjedhjes së Vladimir Putinit si president.
Pamjet televizive shfaqën forcat policore të lëviznin në shesh duke përdorur shkopinj dhe duke arrestuar me forcë protestuesit e mbetur.
Aksioni u ndërmor në protestën e lajmëruar në polici, në të cilën rreth 20 mijë rusë kërkuan zgjedhje të reja. Mediat nderkombëtare njoftojnë për 120 persona janë arrestuar në Moskë dhe ne St Petersburg.
Dhjetëra protestues në një protestë tjerër jashtë Komisionit Qendror Zgjedhor raportohet të jenë arrestuar, përfshirë edhe Eduard Limonovin, kreun e koalicionit opozitar Rusia Tjetër.
Vëzhguesit perëndimorë thanë se fushata zgjedhore ka qenë e njëanshme në favor të Putinit