Biberaj: Berisha, mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve. Është tradhtari i së djathtës
Share
Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së dhe pjesëmarrës në Lëvizjen studentore dhe krijimin e Partisë Demokratike është shprehur se, Kryeministri aktual i Shqipërisë është mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së shkruan në profilin e tij në Facebook se ish-komunistët Berisha i ka në qeveri, në grupin parlamentar dhe në lidershipin e PD-së.
Sipas tij kjo është edhe tradhtia më e madhe e pas viteve 90 ndaj shqiptarëve, ndaj Lëvizjes Studentore Anti-Komuniste të Dhjetorit 90, ndaj demokracisë, ndaj së djathtës dhe ndaj ish-të persekutuarve politik.