Shkoi për të parë djalin në spital,kapet shqiptari
FIRENZE- Ishte nisur për të parë djalin e tij të sapolindur në spitalin Torregali në Firence, por është kapur dhe arrestuar nga policia italiane.
Kjo është historia e një 31 -vjeçari shqiptar, i cili, sipas mediave italiane është i kërkuar në Shqipëri për tentativë vrasje dhe nga autoritetet italiane, për keqtrajtim të ish gruas së tij. I arrestuari, i identifikuar si Hoseantonio Quni, ishte shpallur në kërkim prej vitesh, dhe rrezikon deri në 20 vite burg.
Autoritet policore në Firence kishin dijeni për shtatzaninë e gruas së tij. Quni është monitoruar për disa ditë me rradhë, derisa të shtunën e kaluar ai mbërriti në spital për të parë gruan dhe fëmijën e porsalindur.
Policia mundi të bllokojë daljet e shqiptarit, ndërsa për pak minuta arriti ta prangoste. 31- vjeçarit iu la kohë vetëm për të parë djalin e tij.