Kundër shoqërisë që diskriminon të moshuarit
Nga Gëzim Tushi
(Për unitetin ndërbreznor dhe qytetarët e moshës së tretë)
Problemet ekonomike, sociale dhe psikologjike me të cilat përballen të moshuarit në shoqërinë tonë nuk janë të vogla. Madje mund të jenë më shumë se sa duken në sipërfaqen sociale, në se fenomenin e diskriminimit të tyre do ta vëzhgojmë me lente sociologjike të bazuar në standardet e qytetërimit modern. Trajtimi i padrejtë i të moshuarve për shkak të moshës apo mungesa e kujdesit të duhur për kohën e pleqërisë nga familja, shteti dhe shoqëria, është një nga anomalitë sociale që po zgjerohet në shoqërinë tonë. Madje shumë shpejt ajo mund të bëhet tejet shqetësuese, në se nuk marrim masa ekonomike e sociale që tani, kur fenomeni mund të dominohet dhe administrohet me pak më shumë mbështetje shtetërore, kujdes social dhe edukim moral.
Por që të bëhet kthesa e duhur sociale, që familja biologjike, shoqëria, shteti dhe institucionet sociale të luajnë rolet e tyre, është e domosdoshme të krijojmë një kulturë tjetër për moshimin dhe pleqërinë. Kjo do të thotë se është koha kur si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi se në një shoqëri me drejtësi sociale dhe barazi moshore, nuk është me patjetër mosha që duhet të ndikojë në perceptimin e gabuar antihuman sipas të cilës, është normale që njeriu të mund edhe të vuajë për shkak të moshës, sepse ka kaluar pjesën frutdhënëse të jetës. Përkundrazi, ne duhet të ndryshojmë kulturën e komportimit dhe raportet sociale me të moshuarit tanë, sepse duket qartë që zgjidhja e problemeve me këtë moshë mund të bëhet vetëm në se kuptojmë drejt dhe pranojmë me koshiencë shtetërore dhe sociale, që të moshuarit kanë nevojë për mbështetje për të ndërtuar atë tipologji jete, prej së cilës duhet të presin në kohën e pleqërisë vetëm limite të arsyeshme të lumturisë moshore dhe kënaqësi njerëzore të natyrshme dhe të merituara.
Të moshuarit tanë, përgjithësisht janë të mërzitur më shtetin, shoqërinë dhe në jo pak raste edhe me familjen e tyre biologjike, me fëmijët dhe pinjollët. Kjo duket qartë kur bisedon me ta. Ajo shfaqet si situatë në mënyrë evidente në ndjenjat, perceptimet dhe pritmëritë e të moshuarve tanë. Të cilat duhet thënë se janë përgjithësisht realiste dhe me sens mase. Nuk mund të ndërtojmë shoqëri të drejtë në se nuk kuptojmë se mosha e pleqërisë është mosha e vërtetë e realizmit dhe e kuptimit të saktë empirik të gjithçkaje, të jetës, vlerës së saj, të kuptimit të asaj që ka kaluar, e cila në pleqëri merr vlerësimin dhe ka kuptimin e duhur. Ne kemi të moshuar përgjithësisht të vetpërmbajtur, të mirë dhe shpirt abnegativ, që janë gati të mohojnë të drejtat e tyre në emër të familjes apo progresit të shoqërisë. Kjo është arsyeja pse përgjithësisht të moshuarit tanë në pleqëri bëhen të qetë, janë shoqërisht të pranueshëm, me shpirt tolerant dhe shumë të kujdesshëm me veten dhe sakrifikues për të afërmit e tyre.
Por ka ca situata dhe realitete që duhen kuptuar mirë dhe pa abuzuar me të moshuarit tanë, që janë si ne por që ndryshojnë për shkak të moshës së thyer. Mosha e pleqërisë është gjithnjë moshë e bardhë e njeriut. Sepse njeriu në moshën e pleqërisë është i zhveshur nga shumë motive ambicioze dhe egoiste që janë tipike, të duhura dhe të domosdoshme për moshën e re dhe suksesin në pjesën e jetës aktive. Kjo është mosha kur njeriu duke qenë i qetë, ka mundësi të plota që në mënyrë organike të gjejë mundësinë individuale që të përputhet në mënyrë të natyrshme dhe pa sforcime të jashtme me vetveten.
Padyshim, situate sociale dhe marrëdhëniet me të moshuarit në shoqërinë e sotme shqiptare janë përkeqësuar, nga që jemi larguar me shpejtësi nga shumë nga treguesit e jetës tradicionale, e cila e kishte vlerë morale të konsoliduar, të konsideruar gati si imperativ etik kategorik respektin pa kusht për të moshuarit. Dhe me thënë të vërtetën, në se pyet të moshuarit ata do të thonë se e kanë ndjerë veten më mirë në kushtet e shoqërisë dhe familjes tradicionale, se sa në suazën e shoqërisë moderne liberale dhe kushtet e kufizuara të jetës për ta në familjen bërthamore. Në këto kushte, duhet pranuar se jemi në një shoqëri të ndryshuar nga pikëpamja gerontokratike. Kjo është arsyeja pse ka rënie e treguesve të kujdesit të familjes biologjike për të moshuarit, qoftë për shkaqe të kuptueshme të zhvillimit, apo për mungesë dëshire të të rinjve.
Në këto rrethana është e nevojshme që më shumë të mendojmë, që në brenda kontureve të ngushta sociale të shoqërisë, të mendojmë më shumë për anëtarët e moshuar, të krijojmë hapësira për mbrojtjen e tyre nga vuajtjet personale, diskriminimi social dhe sidomos margjinalizimi.
Të moshuarit janë njerëz që duan të jetojnë jetën e tyre, por ajo nuk mund të jetohet në kushte deprivimi. Shoqëria jonë duhet të mësojë standardet e qytetërimit. Sepse edhe në kushtet e ndërtimit të jetës moderne dhe organizimit të familjes bërthamore, askush nga të moshuarit nuk duhet të jetë dhe të jetojë i izoluar. Ka një ekuacion të lëvizshëm në lidhjen e fatit të të moshuarve me veten, pjesëtarët e tjerë të familjes biologjike dhe shoqërinë e tyre.
Është e vërtetë që mosha është shkak madhor, që ndikon në përkeqësimin e aftësive fizike, mendore, financiare e shëndetësore të të moshuarve. Kjo shkakton andralla, shqetësime personale e sociale, të cilat i përjeton jo vetëm i moshuari personalisht, por dhe familja e tij dhe shoqëria në të cilën jeton. Jetojmë në situate, kur të moshuarin duhet të mbrojmë nga pikëpamja sociale jo vetëm nga të tjerët por dhe nga vetvetja, sepse kushtet, rrethanat shëndetësore e fizike e bëjnë atë të paaftë të ketë kontrollin e duhur mbi veten e tij.
Padyshim, nocioni dhe realiteti i plakjes është një realitet i vështirë për tu pranuar dhe gëlltitur nga njeriu. Megjithatë ka një realitet që është i pashmangshëm dhe objektiv për çdo njeri, tek i cili në një kohë të caktuar natyrshëm që do të ndodhin ndryshime të thella moshore, trupore që tregojnë afrimin e plakjes dhe shtimin e sëmundjeve. Mosha e pleqërisë është moshë e pengesave personale dhe e vështirësive të komportimit social me të tjerët. Padyshim, mosha e pleqërisë është moshë deprivimesh, depresionesh të natyrshme, që vijnë prej faktit që njeriu e kupton se pikërisht nga që është i moshuar, është i detyruar të jetë i deprimuar. Sepse në moshën e pensionit, këputen një pjesë e mirë e lidhjeve sociale dhe komunikimeve interpersonale intensive që kanë lidhje me botën e punës. Këputja e lidhjeve profesionale është një nga pasojat e rëndësishme të moshimit, e cila bashkohet pastaj me rrezikun më të madh të njeriut të moshuar që të mbetet i vetmuar nga pakësimi i dukshëm i lidhjeve sociale të gjëra, intensive dhe të vazhduara.
Megjithatë, gjërat duhen parë me optikë pesimiste, sepse nuk është mosha faktori determinant i moshimit dhe pasojave që shoqërojnë njeriun gjatë pleqërimit. Ka të moshuar që mbeten të rinj, në të gjithë kuptimet e mënyrës së jetës dhe organizimit të aktiviteteve fizike, intelektuale e sociale. Qëllimi është që edhe pse në moshë të kaluar mund të ruhen parametrat e moshës së re dhe të jetohet përtej determinimeve mekanicistë të kufijve moshorë. Zakonisht sociologët për të argumentuar këtë temë përdorin gjërësisht një proverb sipas të cilit, Të plakesh nuk është e vështirë, port ë jesh i plakur është mjaft e rëndë. Megjithatë që të mos i zbukurojmë me lule sociale realitetet e pleqërisë janë, ekzistojnë dhe sjellin pengesa normale për jetën individuale të të moshuarit por dhe për rritjen e peshës së përgjegjësisë dhe barrës sociale të familjes, shtetit dhe shoqërisë. Mosha e pleqërisë është mosha e shtimit të konflikteve të njeriut të moshuar me veten, familjen dhe shoqërinë, për shkak të zvogëlimit të mundësive personale dhe nevojave për mbështetje më të gjërë familjare dhe soci