E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtaret e Shqiperise

Nga “Qemal Stafa” në Zvicër, Slloveni dhe Islandë.
Shqipëria ka mësuar edhe për formën e rivalëve të saj në grupin eliminator të Botërorit 2014.
Një sinjal të rëndësishëm ka dhënë Zvicra, e cila në miqësoren e saj mundi 1-0 Brazilin.
Një autogol i Dani Alvesh në fillimin e pjesës së dytë i ka dhuruar suksesin formacionit të drejtuar nga Otmar Hicfeld.
Një paraqitje e mirë për futbollistët me origjinë kosovare që janë pjesë e kombëtares së Zvicrës, mbi të gjithë sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri.
Fitore edhe për Islandën, e cila në sfidën e saj të luajtur në shtëpi mundi 2-0 Ishujt Faroe.
Lajme të mira vijnë nga Finlanda.
Sllovenia, e cila është dhe rivalja e radhës për kombëtaren shqiptare u mund 2-0 në miqësoren e fundit.
Tjetër ndeshje e dobët për skuadrën sllovene, e cila u ndëshkua me nga një gol për çdo pjesë nga ekipi vendas vendasit.
Kjo humbje pritet të ndikojë negativisht te Sllovenia, e cila prej kohësh është në qendër të kritikave për shkak të rezultateve negative.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›