Trajneri Xhani de Biazi largon euforine
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi është shprehur i kënaqur për fitoren në miqësoren kundër Armenisë. Gjithsesi tekniku largon euforinë, duke u shprehur se skuadra ka ende punë për të bërë.
I lumtur për fitoren, por sidoqoftë me këmbë në tokë.
Suksesi 2-0 në miqësoren kundër Armenisë ishte bindëse. Megjithatë Xhani De Biazi nuk pushtohet nga euforia.
“Sigurisht që morëm sinjale pozitive nga të gjithë lojtarët të grumbulluar për herë të parë në Kombëtare. Megjithatë, them se ky grup ka nevojë të punojë së bashku, që të rritet akoma më shumë. Duhet që t’i hedhim hapat me shumë kujdes. Jemi në një moment të mirë dhe duhet të japim maksimumin për të qenë një hap më afër kualifikimit në Botëror. Megjithatë, ai që na intereson për momentin ku ndodhemi është rezultati”.
De Biazi sheh më larg, teksa mendon për sfidat e radhës, ato të shtatorit në eliminatorët e Botërorit 2014. E para kundër Sllovenisë.
“Jemi përgatitur fizikisht dhe moralisht për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë. Është ndeshje e vështirë për ne. Megjithatë, gjëndja e lojtarëve është e mirë dhe do t’i përballojë ndeshjet e radhës. Lojtarët janë me moshë relativisht të re dhe ndaj shohim se ka vend për korrigjime”.
Të kënaqur me paraqitjen edhe futbollistët kuqezi.