Kundershtaret ishin skeptike per nje reforme imigratore
"New York Times" ne nje prej daljeve te saj te diteve te fundit raporton se "Shtepia e Bardhe" po perllogarit se mbeshtetja publike per te rregulluar sistemin imigrator, qe sic pranohet gjeresisht eshte i shperbere, do te jete me e madhe se kundervenia nga ana e votuesve, qe mbeshtesin mendimin se imigrantet marrin vende pune nga amerikanet.
Kundershtaret e ligjit per legalizimin e statusit te imigranteve te paligjshem, shumica Republikane jane shprehur se do te kerkojne te mobilizojne kundervenien popullore ndaj cdo perpjekje per te legalizuar punetoret imigrante te paautorizuar, ne nje kohe kur kaq shume amerikane jane te papune. Keta kundershtare nuk besonin se Obama do te ndermerrte reforme imigratore, ne nje kohe kur veshtiresite ekonomike per amerikanet kane marre keto permasa te medha. "Thjesht nuk duket racionale qe cilido udheheqes politik te thonte: le t'i japim miliona punetoreve te huaj qasje ndaj vendeve te punes ne SHBA, kur ne kemi miliona amerikane qe po kerkojne pune" u shpreh Roi Bek, Drejtori Ekzekutiv i "NumbersUSA", nje grup qe eshte ne te mire te reduktimit te imigrimit.
Bek parashikon se Obama do te ndeshet me nje "shperthim", nese vazhdon keshtu kete vit. "Po do te ndodhe: ti i lejon ato te mbajne ate vend pune, nderkohe qe mund ta marr une", u shpreh ai. Tashme, mbetet per t'u pritur fjalimi publik i Obamase, planifikuar per muajin e ardhshem, ku me siguri do te jepen hollesira mbi planet e tij, strategjise dhe afatet kohore qe do te ndiqen.
Punesimi
Zyrtare te Administrates thone se Plani i Presidentit Obama nuk do te shtoje punetore te rinj tek fuqia punetore amerikane, por do te njohe si te rregullt miliona imigrante te paligjshem, qe tashme jetoje dhe punojne atje. Pavaresisht recensionit te thelle, ende nuk ka prova apo te dhena te eksodi per nga jashte te punetoreve imigrante te paligjshem, kjo sipas studimeve te institucioneve te pavarura.
Ndikimi i planeve sociale
Duket e veshtire qe risite mbi imigrimin te perfundojne me pare se nderhyrje te tjera, qe amerikanet i konsiderojne me urgjente, por qe u bene me dije edhe nga vete Obama gjate fushates zgjedhore, si p.sh. reforma e sistemit shendetesor. Sidoqofte, plani i Obames eshte ne mbeshtetje te angazhimit te tij ndaj grupeve hispanike, po ne suazen e asaj fushate zgjedhore. Atehere, kandidati per President te SHBA-se, Barak Obama u angazhua se do te ndermerrte dhe do te fuste ne fuqi nje legjislacion te gjithanshem imigrator, perfshire edhe nje plan per te ofruar status te ligjshem per afro 12 milione imigrante te paligjshem, duke e bere kete nje paresi gjate vitit te pare si President. "Latinos" iu pergjigjen me nje vote masive pro-Obama per zgjedhjen e tij si President i SHBA-se.