Pensionistet, ilace pa rimbursim
Sindikalisti i pensionisteve, Isa Gorica ankohet se 25 mije pensioniste nuk perfitojne nga rimbursimi
Pensionistet ankohen se nuk kane para qe te blejne ilacet e tyre te shtrenjta, te cilat nuk jane te perfshira ne listen e barnave te rimbursueshme. Keshtu, sipas te dhenave me te fundit, te nxjerra madje edhe nga ankesat e vete te moshuarve, jane rreth 25 mije pensioniste, te cilet detyrohen t'i sigurojne medikamentet nga te ardhurat e tyre modeste.
Ankesat
Me gjithe deklaratat e institucioneve shendetesore, se ne listen e ilaceve qe sherbejne per pensionistet, shume prej tyre merren me rimbursim nga shteti, te dhenat e fundit flasin per rreth 25 mije pensioniste, qe keto medikamente i blejne me cmimin real ne treg, ndersa keto jane ilace te shtrenjta. Me kete rast, kreu i Sindikates se Pensionisteve kerkon publikisht qe te merret parasysh kerkesa e tij per futjen ne liste, te medikamenteve me te kushtueshme dhe me te perdorshme. Nje kerkese te tille, Gorica ia ka drejtuar pak kohe me pare edhe Keshillit te Administrimit dhe Ministrise se Shendetesise. Sipas kryetarit te Sindikates se Pensionisteve, Isa Gorica kjo pjese e popullsise e cila ka edhe numrin me te madh te perdoruesve te ilaceve nuk eshte pyetur apo marre mendim. "Deri me sot askush nuk na pyeti per ato medikamente qe per ne, jane me te rendesishme. Kemi kerkuar qe te futen ne liste, ato ilace qe perdorim me shume por kjo kerkese nuk u more parasysh", thekson kreu i Sindikates se Pensionisteve, Isa Gorrica.
Sugjerimet
Pak kohe me pare Sindikata e Pensionisteve, ka kerkuar qe ne listen e re te barnave te shtohen medikamente te cilat jane te perdorshme gjeresisht nga mosha e trete. Kerkesat e tyre kane pasur te bejne me semundje te renda sic jane ato te sklerozes apo te prostates dhe diabetit. Sipas Gorrices, vendimi per futjen e medikamentit te Diovanit ka qene shume i rendesishem pasi eshte nje numer i madh pensionistesh qe e perdorin ate. "Diovani eshte menduar nga vete anetaret e komisionit dhe eshte futur ne listen e medikamenteve te rimbursueshme. Kjo per ne eshte nje arritje nderkohe qe kemi kerkuar edhe shume medikamente te tjera",ka theksuar kryetari i Sindikates se Pensionisteve. Sipas tij, medikamentet qe jane sugjeruar nga sindikata e pensionisteve jane te perdorshme gjeresisht. Nje tjeter fakt, qe kreu i sindikates ka vene ne pah eshte mosplotesimi i listes se barnave qe eshte larguar ne 15 tetor te vitit 2005. Sipas tij, nga heqja e kesaj liste, 230 mije pensionistet te cilet trajtohen me medikamente, shpenzojne 16 milione dollare me shume ne krahasim me vitin 2005.
Lista e re, vendoset brenda prillit
Pak kohe para miratimit te listes se re te barnave te rimbursueshme, pensionistet kerkojne qe te futen ato ilace qe kushtojne dhe qe pensionistet, nuk i perballojne dot. Ne fakt, gjate vitit te kaluar, lista e medikamenteve te rimbursueshme perfshiu ato barna qe kane nje shtrirje me te gjere ne popullate. Me ndryshimet e vjetshme, lista e ilaceve qe rimbursohen, shkon ne 414. Nga 402 medikamente qe ishin rimbursuar vitin paraardhes, vjet u miratuan edhe 21 medikamente te reja. Edhe pas miratimit te listes se re, pensionistet paten rezervat e tyre, duke deklaruar se kjo kategori nuk perfitonte asgje. "Ilacet e shtrenjta, vazhdojme t'i blejme me parate tone", verejten pensionistet. Te njejtin qendrim ata mbajne edhe ne prag te miratimit te listes se re te barnave te rimbursueshme.
414Barna Ka aktualisht lista e rimbursimeve, e miratuar gjate vitit te kaluar. Pensionistet pretendojne se kjo liste nuk eshte aspak ne favor te tyre dhe sugjerojne qe ISKSH dhe Ministria e Shendetesise, te mendoje per ta. "Jemi shume te varfer dhe nuk e perballojme dot blerjen e ilaceve", thone pensionistet.