E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard, ‘flet’ me këmbë

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 14:58

Ylli i Chelseas, Frank Lampard është i kënaqur që heshti kritikët me het-trikun e tij në fitoren 5-1 ndaj Bolton Wanderers të dielën.

33 vjeçari ishte lënë jashtë formacionit bazë në takimet e kaluara por ishte i kënaqur që tregoi kualitetet e tij në Reebok Stadium.

“Jam prezent për një kohë të gjatë dhe asnjëherë nuk planifikoj të zhdukem, duhet të qëndroni të fuqishëm dhe të lejoni që loja juaj të flet për ju. Nëse e bëni këtë dhe punoni shumë atëherë gjërat ju kthehen dhe mendoj se kjo më ndodhi mua kësaj radhe. Është gjithnjë ndjenjë e mirë, jam i kënaqur që kam luajtur dhe që kam kontribuar në fitoren e ekipit” tha Lampard për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›