E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtari i politikave të Bush-it, nobelist i ekonomisë për 2008-ën

Paul Krugman, studiues pranë
universitetit "Princeton" dhe
një nga editorialistët më të mirë
të "New York Times" për ekonominë
është laureati i "Nobel"-
it të sivjetshëm për ekonominë.
Fusha e studimit të tij është analiza
në lidhje me ndikimin e ekonomisë
në modelet e tregtisë.
Krugman është një nga kritikët
më të rreptë të administratës së
Bush-it dhe vetë Partisë Republikane,
e pikërisht dhe objeksionet
e tij i ka pasqyruar vazhdimisht
në faqet e gazetës së famshme
amerikane, në të cilën ka
një kolonë të përjavshme, si dhe
një blog me titull "Ndërgjegjja e
Liberalit". Njihet si një nga
kundërshtarët e Xhon MekKeinit
dhe e konsideron atë si një "individ
të frikshëm në një parti budallenjsh".
Sipas kryetarit të komitetit
të çmimeve, Krugman
nuk është vetëm një shkencëtar i
mirëfilltë, por edhe një opinionbërës
me shumë influencë".
Ekonomisti amerikan 55-vjeçar
është përfituesi i vetëm i "Nobel"-
it të sivjetshëm për ekonominë
dhe i fundit në listën e
gjatë të fituesve amerikanë të
këtij çmimi. Është hera e parë që
nga viti 2000 që ky çmim fitohet
nga një person i vetëm. Sipas Akademisë
Mbretërore Suedeze,
Krugman ka meritë për formulimin
e teorisë së re në lidhje
me tregtinë e lirë dhe se kjo teori
ka frymëzuar shumë studime të
mëtejshme. Me pak fjalë, Krugman
ka tentuar t‘u përgjigjet pyetjeve
të tilla si: Cilat janë efektet
e globalizmit? Cilat janë
forcat që venë në lëvizje urbanizimin?
E të tjera si këto. Një
meritë e Krugman-it është integrimi
që ai u ka bërë në studimet
e tij fushave të veçanta të dijes,
si tregtia ndërkombëtare dhe
gjeografia ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›