Udhëpërshkrime... Shqipëria ndryshe
Jürgen Röhling, lektor i DAAD (Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman), njëkohësisht edhe profesor i letërsisë gjermane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka ndërmarrë një iniciativë krejtësisht personale. Ai ka sjellë në Tiranë, vend ku jeton prej thuajse dy vjetësh, një aktivitet ndryshe. Röhling është një koleksionist librash. I shtyrë prej kuriozitetit, ai ka arritur të mbledhë e të koleksionojë rreth 15 libra kushtuar Shqipërisë, nga autorë të ndryshëm gjermanë, të cilat nuk janë njohur asnjëherë prej publikut shqiptar. Së bashku me të tjerë libra, ato janë ekspozuar dje në mbrëmje në ambientet e sallës gjermane të leximit në ndërtesën e vjetër të Bibliotekës Kombëtare. E titulluar "Shqipëria. Reportazhe dhe libra specialiteti në gjuhën gjermane", kjo ekspozitë udhëpërshkrimesh është një risi për vetë përmbajtjen e saj. Mes romaneve, librave studimorë, apo albumeve fotografike, të interesuarit kanë mundësi të njihen me një Shqipëri ndryshe. E njohur fillimisht si një vend i egër, të shumtë janë ata autorë që me mbërritjen dhe qëndrimin në Shqipëri ndryshuan mendim... Reportazhet, letërsia dhe librat e specialitetit të prezantuar në këtë ekspozitë janë kryesisht të shekullit XX. Ekspozita vjen në kuadrin e aktiviteteve "Tetori gjerman", organizuar me mbështetjen e ambasadës gjermane në vend. Ajo paraqet shumë imazhe të Shqipërisë si një rrëfim i autorëve, gjithnjë kureshtarë për këtë vend të vogël e thuajse të panjohur të Ballkanit.
Z. Röhling, si lindi ideja e kësaj ekspozite kaq të veçantë?
Unë jetoj prej dy vitesh në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe kam filluar të kërkoj libra e literaturë gjermane në lidhje me Shqipërinë. Meqenëse kam dëshirë dhe më pëlqen t‘i koleksionoj librat, atëherë rashë në gjurmë dhe nisa të kërkoj e të gjej libra mbi vendin tuaj të botuar kohë më parë, mendoj se ka shumë të tillë në lidhje me Shqipërinë. Kam parë edhe në Bibliotekën Kombëtare këtu në Tiranë dhe nuk kam gjetur shumë libra të autorëve gjermanë në lidhje me Shqipërinë. Unë kam sjellë rreth 15 libra, të cilat i kam sjellë këtu. Ata nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe. Të gjitha librat që kam sjellë nga Gjermania nuk gjenden në Bibliotekën Kombëtare. Ato janë një e re për ju. Ne kemi konstatuar se deri para Luftës së Dytë Botërore, interesi për Shqipërinë ka qenë shumë më i madh.
Sa libra keni arritur të mblidhni?
Në fakt, nuk kam mbledhur shumë, pasi t‘i gjesh ato kërkon një vëmendje të veçantë, pastaj ka të bëjë edhe ana financiare dhe fakti që unë jetoj këtu.
Sa libra do të shfaqen për publikun në këtë ekspozitë udhëpërshkrimesh?
Ato janë rreth 30 libra, nga të cilat 15 janë të koleksionit tim e disa prej Bibliotekës Kombëtare.
Mes këtyre 15 librave, cili është më i vjetri prej tyre?
Libri më i vjetër është ai i Karl May-t, titulluar "Përmes vendit të shqiptarëve", ("Durch das Land der Skipetaren") që ndoshta është edhe më i njohuri për shqiptarët. May e ka shkruar rreth vitit 1892, në një kohë kur Shqipëria nuk ekzistonte si një shtet i mëvetësishëm. Megjithatë, libri i tij ishte i rëndësishëm, sepse krijoi një pamje të Shqipërisë e cila u shfrytëzua më vonë edhe në letërsi. Ndër të tjera, kjo vepër ndikoi që gjermanët vetë të krijonin një ide më shumë për vendin tuaj. Ajo që e bën interesant këtë botim është fakti se është një roman dhe se vetë autori nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, gjithçka në libër është një krijim i tij, ndërkohë që janë të shumtë autorët të cilët janë mbështetur te ky libër për t‘iu referuar shqiptarëve.
Ndërkohë, një tjetër ekzemplar i vjetër është edhe "Dalmacia, Mali i Zi dhe Shqipëri", i cili daton rreth viteve 1900. Ndërkohë, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ka pasur shumë autorë, të cilët ndërmorën udhëtime, ishin në kërkim të realiteteve të reja. Kështu nisën të zbulojnë Shqipërinë.
A jeni në dijeni se si May-t mund t‘i ketë lindur ideja për të shkruar diçka për shqiptarët, në një kohë që ju thoni se ai asnjëherë nuk ka qenë në vendin tonë?
Karl May ka qenë një autor i tillë i cili shkruante libra për ata të rritur që ende ndiheshin fëmijë, për ata që kishin dëshirë për aventura. Ai ka shkruar jo vetëm për Perëndimin, por edhe për Lindjen, për pjesën e orientit e cila për gjermanët ishte e panjohur dhe ishte pjesë e kureshtjes së gjermanëve. Ai u rrit me një gjyshe që rrëfente përralla, e që sipas tij kishte qenë burimi i pasionit të tij për të fantazuar. May shkroi një cikël veprash, të cilat i referoheshin orientit, pjesë e së cilës ishte edhe ky libër me temë nga Shqipëria.
Mes gjithë librave që keni koleksionuar, cili është autori që ka shkruar për Shqipërinë e që në të njëjtën kohë është edhe më i njohuri në Gjermani?
Më i njohur me siguri që është Jozef Rot. Ai ka dalë edhe në një foto, në të cilën shfaqet me kostum popullor shqiptar. Rozef Rot ka qenë këtu në vitin 1927, me porosi të një gazete gjermane dhe shkroi mbi situatën politike për Shqipërinë e kohës, mbi njerëzit, traditat e zakonet e shqiptarëve. Edhe Karl Otten është një tjetër autor mjaft i njohur në Gjermani, nuk mund të them të njëjtën gjë edhe për këtu në Shqipëri. Ai ka shkruar librin "Udhëtim përmes Shqipërisë". Otten ka qenë në Shqipëri në vitin 1912, në kohën kur edhe u shpall pavarësia e vendit. Ai ka qenë në moshë shumë të re, rreth 20 vjeç. Ishte një autor që ka shkruar me shumë simpati për shqiptarët dhe për vendin, ndryshe nga Karl May, i cili më tepër u përpoq të shkruante për aventurën duke nxjerrë në pah anën e panjohur të vendit. Karl Otten kontaktoi personalisht me njerëzit, u takua me ta, foli dhe u përpoq të shkruante më shumë rreth anëve pozitive të vendit.
Të gjithë këta autorë, a takohen në një pikë të përbashkët kur flasin për Shqipërinë?
Kjo është edhe pika më interesante, sepse ata nuk kanë një pikë të përbashkët. Të gjithë shkruajnë për vendin tuaj, por pa u takuar asgjëkundi me njëri-tjetrin. Unë shikoj si interesant faktin se secili prej tyre, para se të vinte në Shqipëri, kishte në kokë një imazh të caktuar dhe në përgjithësi ky imazh lidhej me të panjohurën, me të egrën, me një vend të rrezikshëm. Bëhet fjalë sidomos përpara Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur flitej shumë për Ballkanin e egër, e të frikshëm. Ka pasur më vonë edhe shkrimtarë apo studiues, të cilët erdhën në Shqipëri dhe u përpoqën të ishin më neutralë në përshkrimet e tyre. Më vonë, shumë shkrime lidhen me periudhën e Musolinit, pushtimin fashist në Shqipëri. Për shembull, kemi edhe një titull tipik për kohën "Rilindja shqiptare". Ka libra pastaj që pas kësaj periudhe i kushtohen edhe ekonomisë së Shqipërisë, ndoshta për ta paraqitur vendin si një koloni potenciale, për ta parë atë si një mundësi për ta shfrytëzuar. Pra kemi të bëjmë me një lloj literature, e cila i kushtohet një interesi të caktuar.
A mund të themi se për të gjithë këta autorë gjermanë, Shqipëria ka qenë një vend i egër me njerëz të frikshëm?
Po, mund ta themi këtë. Kjo linjë ka ekzistuar deri vonë, deri pas Luftës së Dytë Botërore, por atëherë vendi nisi të mbyllej dhe nuk pati mundësi për njohje të mëtejshme. Pati megjithatë shumë autorë, të cilët shkruan me nota pozitive për Shqipërinë. Ndërkohë që ka edhe shumë fotografi, të cilat janë dokumentuar e botuar në albume fotografike. Ato janë shumë interesante. Pikërisht në këtë kohë, udhëpërshkrimet kanë qenë mjaft pozitive, ndoshta për të shprehur miqësinë mes popujve. Ndryshe ndodhte me autorët e pjesës lindore të Gjermanisë, ata e kishin më të vështirë të vinin në vendin tuaj. Ata më tepër mundoheshin ta paraqisnin Shqipërinë si një vend të izoluar, ku ishte e vështirë të vije. Në këtë rast mund të përmendet libri "Udhëtim në Kinën evropiane".
Nëse i keni lexuar të gjithë këto libra, e mund të veçoni një përshkrim që ju ka mbetur në mendje?
Po, sigurisht që i kam lexuar të gjithë këto libra dhe më ka mbetur në mendje një përshkrim i Klaus Liebe në librin e tij të botuar në 1974-ën, ku thoshte: "Në të vërtetë edhe Shqipëria moderne në tërësi - sado paradoksale të duket me shikimin e parë - të lë përshtypjen e një fosili nga ajo botë e vjetër, e shenjtë dhe e perënduar, ku gjithsecili ishte i gatshëm të vetësakrifikohej për hir të saktësisë e drejtësisë së një çështjeje, të çështjes apo idesë së vet - fosil me tipare të ngurta e fanatike, që kanë lidhje me mosbesimin ndaj skeptikëve dhe të huajve, me besimin e pakushtëzuar dhe plot rreziqe në atë që quhet Shqipëri".
Po ju vetë, si e shihni Shqipërinë z. Röhling?
Mund të them se asnjë prej këtyre librave së bashku, asnjëherë nuk e jep imazhin e vërtetë të Shqipërisë. Për mua Shqipëria është një vend shumë interesant, sepse këtu ka një shumëllojshmëri. Prandaj nuk takohem me këta autorë, të cilët janë përpjekur të përmbledhin vendin tuaj vetëm me një fjali. Shumica e autorëve kanë shkruar duke u bazuar vetëm në imazhet e tyre për vendin, pa e njohur më parë atë. Këtu gjeta edhe veten, edhe unë kam ditur shumë pak, te ne ekziston shumë pak literaturë për ju. Ne dimë shumë për Greqinë apo ish-Jugosllavinë, por më pak për vendin tuaj. Për Shqipërinë, gjithnjë ekziston edhe ideja e izolimit, edhe gjuha juaj është ndryshe. Unë do të gëzohesha nëse një ditë, një autor gjerman të shkruante një libër për Shqipërinë, duke shkruar konkretisht për vendin.
A mund të bëni një koment në lidhje me interesin e studiuesve gjermanë për albanologjinë, ose Shqipërinë në përgjithësi?
Ndërkohë që në Shqipëri këta albanologë e studiues janë të njohur, në Gjermani janë shumë pak të njohur ose të panjohur, sepse në Gjermani ka vetëm një katedër, e cila merret me albanologjinë, ndaj mund të themi se albanologjia është një fushë "ekzotike" për gjermanët. Aktualisht në Gjermani, shqipja mund të mësohet vetëm në Universitetin e Mynihut, ku ka vetëm një katedër.
Çfarë synoni me këtë ekspozitë?
Të tregojmë atë që kanë shkruar e menduar gjermanët për Shqipërinë, se ekziston diçka e shkruar për Shqipërinë, edhe pse vazhdohet edhe sot e kësaj dite të thuhet se Shqipëria është një vend i panjohur. Ndoshta mund edhe të lindi një debat pozitiv mbi atë që është shkruar për Shqipërinë në periudha të caktuara kohore. Mund të lindi ndoshta pyetja se si shihemi ne në botë? Si na shohin ne të tjerët?