E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet Aleanca per qytetarin regjistrohet sot ne KQZ

Cilat jane 22 partite ne koalicion me demokratet. 8 maji PD koalicion me aleatet e vjeter dhe te rinj

Dorezohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesa per regjistrimin e koalicionit Aleanca per qytetarin. Sot pritet regjistrimi ne KQZ. Perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KQZ Njazi Kosovrasti dorezoi dje kerkesen ku listohen plot 22 parti politike te cilat ne zgjedhjet lokale te 8 majit do te garojne se bashku me PD-ne. Kerkesa dorezohet vetem pak dite pasi kreu i demokrateve Sali Berisha mbylli marreveshjet me secilin prej aleateve. Ne koalicion me demokratet bejne pjese parti te cilat kane qene me pare ne bashkepunim me PD-ne por edhe shume parti te reja. Berisha ashtu si dhe dy vite me pare po ndjek te njejten strategji ate te nje koalicioni te gjere e cila eshte nje garanci me shume per fitoren. Tashme mbetet vendimi zyrtar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe koalicioni te jete pjese e gares elektorale.

Kerkesa

Partia Republikane Partia Agrare Ambientaliste Partia Levizja e Legalitetit Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare Partia Balli Kombetar Partia Bashkimi Liberal-Demokrat Partia Aleanca Demokratike Partia Balli Kombetar Demokrat jane disa nga partite e koalicionit te vjeter te demokrateve te cilat kane zgjedhur perseri te jene pjese e ketij bashkepunimi por kete here nen nje emer te ri Aleanca per qytetarin. Zgjedhjet e 2009-s cuan edhe LSI-ne drejt ketij koalicioni dhe keshtu do te vijoje gara edhe per zgjedhjet lokale te 8 majit. Por nderkohe ne koalicion hyjne edhe nje sere partite reja si Partia Personat me Aftesi te Kufizuara Partia Aleanca Evropiane Ekologjike kryetar Sazan Guri Partia Demokracia e Re Evropiane apo Partia Te Drejtat e Mohuara e Re. Ne gare me demokratet jane listuar edhe Partia Aleanca per Demokraci e Solidaritet Partia Konservatore Partia Aleanca Maqedonase per Integrim Evropian Partia Bashkimi Demokrat Partia Ora e Shqiperise Partia Aleanca Demokristiane dhe Partia Aleanca Popullore. Prezantimi i koalicionit Aleanca per qytetarin eshte bere pak dite me pare nga kreu demokrat Sali Berisha. Ne kete fushate si ne cdo fushate tjeter ne do te qendrojme ne politiken ne alternativen e vlerave. Ne nisim fushaten e qytetarit me qytetarin dhe per qytetarin dhe aleancen e kemi quajtur Aleanca per qytetarin sepse ne nuk mund te kemi interesa te tjera pervec interesave tuaja dhe te femijeve tuaj sepse ne nuk mund te kemi vlera te tjera vecse atyre qe ndajme me ju sepse ne nuk mund te kemi kulture tjeter vecse besimit tek njeri-tjetri besimi tek vlerat e perbashketa tek familja tek komuniteti tek qyteti tek komuna tek Shqiperia - deklaroi pak dite me pare Kryeministri Berisha nga Durresi.

Koalicioni Aleanca per qytetarin

1. Partia Demokratike kryetar Sali Berisha

2. Levizja Socialiste per Integrim kryetar Ilir Meta

3. Partia Republikane kryetar Fatmir Mediu

4. Partia per Drejtesi Integrim e Unitet kryetar Shpetim Idrizi

5. Partia Agrare Ambientaliste kryetar Lufter Xhuveli

6. Partia Levizja e Legalitetit Ekrem Spahia

7. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare kryetar Nikolle Lesi

8. Partia Balli Kombetar kryetar Adriatik Alimadhi

9. Partia Bashkimi Liberal-Demokrat kryetar Arjan Starova

10. Partia Aleanca Demokratike kryetar Neritan Ceka

11. Partia Balli Kombetar Demokrat kryetar Artur Roshi

12. Partia Demokracia e Re Evropiane kryetar Koci Tahiri

13. Partia Te drejtat e Mohuara e Re kryetar Fatmir Hoxha

14. Partia Aleanca per Demokraci e Solidaritet kryetar Gaqo Apostoli

15. Partia Konservatore kryetar Armando Ruco

16. Partia Aleanca Maqedonase per Integrim Evropian kryetar Edmond Themelko

17. Partia Bashkimi Demokrat kryetar Ylber Valteri

18. Partia Ora e Shqiperise kryetar Zef Shtjefni

19. Partia Aleanca Demokristiane kryetar Zef Bushati

20. Partia Aleanca Popullore kryetar Fatjon Softa

21. Partia Aleanca Evropiane Ekologjike kryetar Sazan Guri

22. Partia Personat me Aftesi te Kufizuara kryetar Afrim Jeshili

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›