Kundershtohet feja ne shkolla
Ky qëndrim vjen pak ditë para se ligji për arsimin parauniversitar të diskutohet në Kuvend i cili përmban edhe dy nenet e propozuara nga Partia e Drejtësisë për futjen e lëndës fetare në shkollat fillore dhe të mesme.
Deputeti i Partisë së Drejtësisë jeton Svirca beson se lënda fetare në shkollat.
“Shkollat fillore dhe të mesme është e domosdoshme sepse të rinjtë kosovarë kanë nevojë të edukohen në atë mënyrë që të largohen nga fenomenent negative siç janë droga prostitucioni etj”, është shprehur Jeton Svirca, deptuet i Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës.
E teksa deputeti Svirca thotë se janë siguruar nënshkrimet për miratimin e këtij ligji, profesori Hamdi Thaçi paralajmëron reagime të ashpëra nëse kjo gjë ndodhë.
Në fakt, këto ndryshime në ligjin për arsimin parauniversitar vijnë si pasojë e kompromisit politik mes partisë së kryeministrit Hashim Thaçi dhe Partisë së Drejtësisë e cila vetëm pas garancive se këto ndryshime do të bëhen pranoi të hyjë në koalicion qeverisës.
Ndaj kësaj çështje nuk ka qëndruar indiferente kisha katolike e Kosovës. Në një komunikatë ajo ka vlerësuar se edukata fetare duhet të bëhet në kisha e xhamia, ndërkaq mësimi mbi fetë, tolerancën dhe bashkë jetesën ndërfetare mund të jetë në kuadër të arsimit publik.