E Diel, 1 Nëntor 2026

Amb. izraelit në OKB: S’mund të pengojmë njohjen e Palestinës

Gazeta izraelite Haaretz, shkruan se ambasadori Prosor në letrën “Raport nga vija e frontit në OKB”, ofron një vlerësim shumë pesimist për mundësinë që Izraeli kishte për të ndikuar në rezultatin e votimit.

Një nga diplomatët më me përvojë dhe të lartë të Izraelit, ambasadori nënkupton një humbje diplomatike të vendit të tij.

"Maksimumi që ne mund të shpresojmë për të fituar në votimin e OKB-së është për një grup të shteteve që do të abstenojnë, ose do të mungojnë gjatë votimit", shkruante Prosor, duke shtuar se komentet e tij janë të bazuara në më shumë se 60 takime të mbajtura gjatë javëve të fundit me homologët e tij në OKB. "Vetëm pak vende do të votojnë kundër iniciativës palestineze," shkruan ai. 

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz pritet të kontaktojë sekretarin e Përgjithshëm të OKB më 20 shtator dhe të kërkojë njohjen e Palestinës si shtet anëtar i plotë në OKB. Në Ministrinë e Jashtme, vlerësimi është se për të shmangur një veto amerikane, palestinezët do të kërkojnë një votim në Asamblenë e Përgjithshme dhe jo në Këshillin e Sigurimit, ku vota e SHBA-së është më pak e detyrueshme. Votimi në Asamblenë e Përgjithshme ndoshta do të mbahet në tetor.

Burime të Ministrisë së Jashtme vlerësojnë se 130-140 shtetet do të votojnë në favor të palestinezëve. Një shenjë e madhe pikëpyetje mbetet në pozitën e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, pritet të takohet sot në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si dhe me ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman. Një burim i lartë në Ministrinë e Jashtme izraelite, duke u përpjekur të nxjerr në pah lëvizjen palestineze në OKB, tha se deri tani vetëm pesë vende perëndimore i kanë premtuar Izraelit se do të votonin kundër njohjes së një shteti palestinez,  (Italia, SHBA, Gjermania, Holanda dhe Republika Çeke).

"Shumica e vendeve perëndimore nuk do të jenë të gatshëm të jenë në sallë dhe të votojnë kundër një shteti palestinez," tha burim i lartë i Ministrisë së Jashtme. Megjithatë, qëndrimi i katër vendeve evropiane mund të ndryshojë në përputhje me formulimin e rezolutës që palestinezët do të propozojnë. Nëse teksti është i moderuar dhe përfshin mundësinë e kthimit në tryezën e bisedimeve menjëherë pas votimit në Kombet e Bashkuara, këto katër shtete mund të ndryshojnë kundërshtimin e tyre dhe të abstenojnë.

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, tha gjatë fundjavës se Autoriteti Palestinez është afër për të fituar mbështetjen e 130 vendeve që do të njohin një shtet palestinez. Kjo pason njohjen e fundit të një shteti palestinez nga Honduras dhe El Salvador. Kina njoftoi gjithashtu se do të mbështesë rezolutën palestineze në OKB. Palestinezët vlerësojnë se Guatemala dhe disa shtete në Karaibe do të njoftojnë njohjen e një shteti palestinez javët e ardhshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-28 08:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›