Kreu i policisë greke vizitë zyrtare në Shqipëri
ATHINE-Nesër vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri drejtori i përgjithshëm i Policisë greke, Eleftherios Ikonomu. Ai do të qëndrojë deri në datën 30 gusht me ftesë të homologut të tij shqiptar Hysni Burgaj.
Në axhendën e kryepolicit grek përfshihen takime me ministrin e brendshëm Bujar Nishani dhe drejtorin e policisë shqiptare Hysni Burgaj.
Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen çështje të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh policor.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, z. Ikonomu do të shoqërohet nga një grup oficerësh madhorë.
(d.b/BalkanWeb)