E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel: Gadafi duhet gjykuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

“Po, Gadafi duhet të ketë një proces konform të drejtës ndërkombëtare ashtu siç ai nuk e ka bërë asnjëherë për opozitarët e tij”, u shpreh kancelarja.

Merkel, vendi i të cilës refuzoi të merrte pjesë në një ndërhyrje ushtarake në Libi, nuk e përjashtoi pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në një mision të mundshëm stabilizimi të OKB-së.

“Nëse na kërkohet, ne sigurisht që po e shqyrtojmë se çfarë mund të bëjmë”, theksoi ajo në një intervistë.

“Megjithatë, qeveria e re libiane duhet të vendosë për çfarë lloj ndihme ka nevojë dhe mendoj se para së gjithash kjo është detyrë e Kombeve të Bashkuara, Lidhjes Arabe dhe Bashkimit Afrikan”, shtoi Merkel.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-27 18:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›